PSD-ja thërret protestë për 6 korrik, kërkon dorëheqjen e ministrit Murati
01 korrik 2022
| 15:36
Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për shkak të disa statuseve të mëhershme në llogarinë e vet në “Facebook” kundër veteranëve të UÇK-së. Protesta do të organizohet më 6 korrik në orën 19:00.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Ajo që kemi pa këto ditë, janë disa deklarata të ministrit në detyrë të Financave, që ka sulmuar, fyer e denigruar përpjekjet për çlirim. I njëjti ministër s’e ka marrë mundin as të shpjegohet”, ka thënë Molliqaj.