PSD-ja thirrjet për protestë i vendos në trafo të KEDS-it
26 janar 2022
| 17:16
Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë nisur përgatitjet për protestën kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike.
Ata sot thirrjet për protestë i kanë vendosur nëpër trafo të KEDS-it.
Përmes një njoftimi për medie, kjo parti ka bërë me dije se sot të gjithë mekanizmat shtetëror janë vënë në shërbim të KEDS dhe profiteve të saj.
“Trafot e KEDS-it i shfrytëzuam për të vendosur thirrjen për protestën e së shtunës. Këto objekte dikur kanë qenë në pronësi publike, por u privatizuan në një proces shumë të dyshimtë. Sot, të gjithë mekanizmat shtetëror janë vënë në shërbim të KEDS dhe profiteve të saj. Prandaj këtë të shtunë në ora 14:00, #protestojmë!”, është thënë në njoftimin e PSD-së.