PSD-ja thotë se takimi i Kurtit me Vuçiqin ishte montazh

15 qershor 2021 | 20:56

Partia Social Demokrate (PSD) ka organizuar një aktivitet sot në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Sipas PDS-së, takimi i Kurtit me Vuçiqin ishte montazh.

“Qytetarë të dashur, ju duhet të keni kujdes. Bota është e mbushur plot kurthe, gënjeshtra dhe armiq. Gjërat që i shihni, nuk i shihni në tërësinë e tyre; ato që i dëgjoni nuk u’a kuptoni prapaskenat. Prandaj duhet ta ndjekim linjën: të shohim me syrin e Partisë e ta dëgjojmë fjalën e saj. Ekziston çfarë thotë Partia: dëgjoj Partinë, prandaj jam”.

“Sy e veshë i kemi vigjilencë për Partinë. Ne tregojmë, ajo na udhëzon. Ajo i sheh të gjitha falë besnikërisë tonë”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër propozime por asnjë dakordim në takimin e parë mes…