PSD-ja uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve
28 prill 2019
| 12:46
Partia Socialdemokrate (PSD) ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë që festojnë sipas kalendarit julian, festën e Pashkëve.
“Sot rikujtojmë nevojën për më shumë solidaritet, mirësi dhe barazi. Për respektim të dinjitetit të çdo njeriut, pavarësisht përkatësisë dhe bindjeve të tij. Mesazhi i Pashkëve është që pakica të mos varfërojë shumicën dhe që drejtësia të ngadhënjejë ndaj padrejtësisë. E drejtë kushtetuese; liria e besimit, ndërgjegjes dhe e fesë, të kultivohet e zhvillohet kundrejt çfarëdo fanatizmi dhe stigmatizimi. Për Republikën qytetare. Bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare. Nga mot gëzuar Pashkët!”, është thënë në urimin e PSD-së.
/Epoka e re/