PSD-ja vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e presidencës
13 prill 2021
| 14:16
Partia Socialdemokrate (PSD), e cila udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, ka zhvilluar të martën një aksion simbolik në oborrin e Presidencës së Kosovës.
Aktivistët e kësaj partie, gjatë këtij aksioni e kanë vendosur flamurin me logon e UÇK-së.
Ky aksion i PSD-së vjen pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit në një postim ku fliste për Betejën e Koshares nuk e ka përmendur UÇK-në.
Në oborr të presidencës janë të vendosur flamuri i BE-së, i Kosovës dhe ai i Dardanisë.