PSD-ja vendos fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut
19 janar 2021
| 18:06
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aktivitet pranë Katedrales “Shën Tereza”, në Prishtinë.
Ata vendosën fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e mbeturinave që riciklohen.
Ky aktivitet i PSD’së është vëzhguar nga Policia e Kosovës, teksa prezent ishte edhe kryetari Dardan Molliqaj.
Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arrestuan në mënyrë të dhunshme.
Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhunshme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin.
Vetëvendosje reagon pasi PSD-ja vendosi fytyrën e Kurtit në kontejnerë bërlloku