PSD-ja vendos grafit me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë
19 janar 2021
| 13:39
Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, kanë vendosur grafit me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët që gjenden pranë Katedrales së madhe të Kryeqytetit.
Gjatë aktivitet të kësaj partie, Drilon Pireva, ka thënë se e konsiderojnë të rrezikshme ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.
“Ata që kanë aderuar në parti politike janë me akuza dhe mjaftonte një foto me liderin dhe janë të falur. Konsiderojmë si rrezik ardhjen e Albinin në pushtet”, ka thënë Pireva.