PSD-ja vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

06 mars 2023 | 14:41

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.

PSD-ja ka vendosur 205 mijë nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit të grumbulluar në vitin 2016-të.

Më 27 shkurt, në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut.

Kurti ka thënë se Kosova qenë e gatshme ta nënshkruajë, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës pritet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociaconi i Komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionimin e shtetit të Kosovës. Lajçak tha se në tavolinën e tij i ka 16 modele evropiane.

 

 

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datë 24 dhjetor ka nisur “Big Brother Vip Albania…