
PSD-ja viziton Hysni Gucatin: E gjetëm më të fortë se kurrë
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vizituar në shtëpisë e tij Hysni Gucatin, bashkë me aktivistët e tjerë të partisë që ai drejton.
Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka dhënë detaje për këtë vizitë ku tha se, Gucati ishte më i fortë se kurrë.
Shkrimi i plotë:
Sot bashkë me aktivistë të PSD-së e vizituam në shtëpinë e tij Hysni Gucatin – ish luftëtarin e lirisë dhe ish kreun e OVL – UÇK-së, i cili u mbajt i burgosur padrejtësisht për më shumë se tri vite nga Gjykata Speciale.
Ai mbajti burg vetëm se u përpoq ta mbronte luftën e drejtë të UÇK-së nga padrejtësia e Dhomave të Specializuara.
E gjetëm më të fortë se kurrë e shumë të bindur që edhe kësaj padrejtësie shokët e tij do t’i bëjnë ballë. “Drejtësia do të triumfojë” ishte bindja dhe qëndrimi i tij.