PSD-ja zëvendëson flamujt para MPJD-së me kartëmonedhën 500 euroshe me fytyrën e ambasadorit Berishaj
16 janar 2023
| 13:51
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik te Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Ky aksion është mbajtur për shkak të dyshimeve për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në afera milionëshe.
Me këtë rast, aktivistët e PSD-së, para MPJD-së kanë ndërruar flamujt duke vendosur kartëmonedhë me 500 euro me fytyrën e ambasadorit Martin Berishaj.