PSD-ja zhvillon aksion me fotografi të Liburn Aliut: “Po pritoj me fol për autostradë”

14 nëntor 2024 | 15:21

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të enjten një aksion me fotografi të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, me mbishkrimet “Po pritoj me fol për autostradë”.

“Një rajon i tërë ka mbetur peng i përteses së Liburn Aliut. Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc. Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim…