PSD kërkon interpelancë për mëditjet e vizitave në Shqipëri, Mal të Zi e Serbi
Partia Social Demokrate (PSD) ka kërkuar interpelancë me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, për shumën e mëditjeve që do marrin zyrtarët e institucioneve të Kosovës për vizita në Shqipëri, Mal të Zi e Serbi.
Në kërkesën për interpelancë me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, thuhet se në 2004 Ministria e Shërbimeve Publike kishte miratuar Udhëzimin Administrativ për udhëtimet zyrtare, qëllimi i së cilës ishte të rregullojë udhëtimet zyrtare si dhe mëditjet për këto udhëtime.
“Që nga koha e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi nuk është bërë asnjë ndryshim në raport me atë që një udhëzim i tillë është lëshuar në kohën kur Kosova nuk e kishte shpallur pavarësinë e po ashtu edhe nga shpallja e pavarësisë nuk është bërë asnjë ndryshim”, thuhet në kërkesë.
Sipas kësaj kërkese një praktikë e tillë është në kundërshtim me të gjitha praktikat në Europë.
“Konsiderojmë që një praktikë e tillë e pagesës së shumave të larta, sidomos në shtetet e rajonit është në kundërshtim me të gjitha praktikat e mundshme në rajon dhe Europë”, thuhet në kërkesën e PSD-së.
“Grupi Parlamentar Socialdemokratë në kuadër të rekomandimeve për Ministrinë e Administratës Publike, kësaj interpelance do t’ia bashkëngjis edhe një draft të udhëzimit administrativ si dhe propozim tarifat e mëditjeve, e që këto dy dokumente këtij mocioni do t’i bashkëngjiten tre ditë para seancës plenare të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe ministrisë përkatëse”, thuhet më tutje,