PSD: Mbështesim SBAShK-un në kërkesa dhe manifestimin e tyre përmes protestës

04 dhjetor 2024 | 12:11

Partia Socialdemokratike e Kosovës ka thënë se i mbështesin kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, që ato t’i shprehin përmes protestave.

Në një njoftim të lëshuar për medie të PSD-së, thuhet se janë në solidaritet me punëtorët e arsimit.

“Partia Socilademokrate e sheh jetike kontratën kolektive dhe avancimin e kushteve të punëtorëve të arsimit. Nuk ka alternativë ndaj organizimit sindikal si hapësirë, e rrallë deri me tani, jashtë kontrollit qeveritar”.“Pushtetet autoritare disiplinojnë e kontrollojnë, mirëpo kjo bëhet e dallueshme, del në pah, vetëm falë organizimit dhe rezistencës. Janë forcat kundër autoritarizmit ato që dëshmojnë natyrën e pushtetit si të tillë”, thuhet në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është…