PSD me aksion, deputetët e VV-së priten me medalje
03 nëntor 2023
| 10:59
Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”.
Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.