![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/A7EBCB4C-2344-4EC7-A50B-C80ED8B0690C.jpeg)
PSD-së i bashkohen 5 anëtarë të rinj
24 prill 2019
| 20:06
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur se partisë në të cilën ai gjendet, sot i janë bashkuar 5 anëtarë të rinj.
“Besimi, Egzoni, Kastrioti, Egzoni dhe Driloni janë 5 anëtarët që sot iu bashkuan PSD-së sot”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se çdo ditë në PSD, po bashkohen njerëzit për shkak të politikave të tyre progresive për barazi dhe mirëqenie.
“Çdo ditë e më shumë po na bashkohen në politikat tona progresive për barazi dhe mirëqenie”, ka shkruar deputeti Krasniqi.