PSD-së i dështon mocioni procedural në Kuvend
16 maj 2019
| 11:24
Në rend dite të seancës së sotme plenare, janë edhe pikat për rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, si dhe formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
Me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Driton Çaushi ka kërkuar mocion procedural që dy pikat e lartpërmendura të vendosen si të parat në rendin e ditës.
Mirëpo, i njëjti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.
Kësisoj, Kuvendi ka vazhduar me pikat e deklarimit jashtë rendit të ditës, si dhe pyetjet parlamentare.