PSD thotë se LV-ja po sillet si qeverisja e Mustafës
Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes VV-së dhe PSD-së po vazhdon.
Në “Rubikon” të “KTV”-së, asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.
“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi.
Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.
“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai.