Pse Abelard Tahiri e kishte lutur Thaçin që më 17 shkurt 2008 të shtyhej seanca!?
17 shkurt 2019
| 14:27
Abelard Tahiri ish-asistent i kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit, ka treguar detaje shumë interesante nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Në një bisedë për T7, Tahiri që tash mbanë pozitën e Ministrit të Drejtësisë ka rrëfyer momentin kur në zyrën e kryeministrit po vonohej të shkruhet deklarata e Pavarësisë, ndërkohë Kuvendi ishte gati për ta nisur seancën e paralajmëruar për në orën 15:00.
Tahiri tregon se si e ka thirrur Thaçin, atëherë kryeministër, në telefon dhe ka kërkuar që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për shkak se Shyqëri Nimani, kaliografist, nuk po arrinte që ta shkruante me kohë deklaratën e Pavarësisë.
Tash Tahiri kur e kujton këtë kërkesë i duket qesharake.
“Tash më duket qesharake, mirëpo në atë kohë kjo ka qenë kërkesë serioze”, thotë Tahiri në një intervistë për T7 gjersa kujton ato momente.