Pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”?

24 janar 2020 | 23:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot në mesditë e ka ndërruar fotografinë e profilit në “Facebook”.

Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike.

 

 

Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: “United States of America – Embassy Kosovo”, ndërsa në vulën e tanishme shkruan: “United States Embassy – Pristina”.

Kjo bëri që shumë komentues të pyesin pse në dizajnin e ri ndodhet emri i kryeqytetit në vend se të ndodhej emri i shtetit.

A nuk jemi më shtet?” – ka pyetur një komentues në gjuhën angleze.

Klan Kosova e ka kontaktuar Ambasadën Amerikane për ta pyetur rreth ndryshimeve të bëra në vulën e re dhe ka mësuar se ky është një planifikim global i Departamentit të Shtetit.

“Është një ribrendim global i Departamentit të Shtetit, me ç’rast referenca është kryeqyteti dhe jo shteti. Secila ambasadë është në proces të ndryshimit të kësaj vule”, thuhet në shpjegimin e Ambasadës Amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat turke raportojnë se deri më tani numri i të…