Pse bashkëshortja e Kanye West mban një jastëk mbi gjoks? (FOTO)
Bianca Censori është shfaqur herë pas here në publik me një jastëk, të cilin ajo e përdor si aksesor. Madje edhe gjatë kësaj jave, bashkëshortja e reperit të famshëm, Kanye West, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur bëri një paraqitje në Firence, Itali.
Ajo mbante veshur një body të bardhë me shkëlqim dhe nuk mungonte jastëku i madh mbi gjoks. E pikërisht ky detaj ngriti shumë pikëpyetje, dhe disa pyesin se për çfarë shërbente aksesori dhe pse Bianca duket se është ngjitur me sendet që përdoren në shtëpi.
Lidhur me këtë ka reaguar ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, e cila ka ndarë një mendim për zgjedhjen e stilit unik të Bianca-s, ndërkohë që ka treguar atë që dalja e fundit publike e çiftit tregon për statusin e marrëdhënies së tyre.
“Daily Mail” shkruan se sipas ekspertes, vendimi i çiftit për t’u veshur me të bardha mund të ketë qenë një shenjë e martesës së Kanye me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, e cila u zhvillua në Firence dhjetë vjet më parë.
“Pothuajse dhjetë vjet nga dita e ditës që kur Kanye u martua me Kim në Firence, në një nga dasmat më të famshme të dekadës ai është kthyer në atë vend me gruan e tij aktuale Bianca”, ka thënë ekspertja.
Po ashtu, Judi beson se aksesori i preferuar i Biancas është më shumë se sa një veprim për të mbuluar dekoltenë e saj. Judi mendon se gruaja e Kayne e përdor jastëkun për të pasur një ndjenjë ‘rehatie’ dhe sigurie.