Pse disa njerëz janë gjithmonë vonë

01 janar 2023 | 19:35

Të gjithë e njohim të paktën një person që është gjithmonë me vonesë: kolegu që vjen gjithmonë vonë, shoqja që duhet t’i thuash gjithmonë të arrijë 30 minuta më herët….

Por, a ndodh kjo se ata janë thjesht egoistë?

Një vështrim në psikologjinë e këtyre individëve thotë: Jo. Njerëzit që vonohen nuk e bëjnë se janë të pasjellshëm dhe aq më pak dembelë.

Por cilat janë këto arsye?

“Është e lehtë t’i perceptosh ata si të çorganizuar, kaotikë, të vrazhdë dhe të pavëmendshëm ndaj të tjerëve,” thotë Harriet Mellotte, një terapiste e sjelljes njohëse dhe psikologe në Londër.

Pse disa njerëz janë gjithmonë vonë

Justifikime, justifikime!

Disa justifikime, veçanërisht për vonesën akute, pranohen gjerësisht në të gjithë botën, për shembull një aksident, ose sëmundje. Por të tjerat nuk janë aq të lehta për t’u gëlltitur.

Vonesa e vazhdueshme mund të mos jetë faji juaj. Mund të jetë lloji juaj.

Ju jeni armiku më i keq i vetes

“Njerëzit që janë vonë gjithmonë, shpesh ndjejnë një si detyrim të çuditshëm për të mposhtur veten,” shkroi Tim Urban në 2015. Ai i quajti madje këto njerëz të çmendur.

“Për disa, vonesa është një pasojë e shëndetit mendor, ose gjendjeve neurologjike thellësisht shqetësuese”.

Rregulloni trurin tuaj, jeni në kohë!

Dr Linda Sapadin, një psikologe private në Nju Jork dhe autore e librit “Si të mposhtim zvarritjen në epokën dixhitale”, thotë se një vonesë e vazhdueshme vjen nga një problem i të menduarit obsesiv.

“Me pak fjalë ai fokusohet në një frikë të lidhur me ngjarjen, ose afatin për të cilin po vonohet. Dhe frika bëhet justifikim,” shpjegon ajo.

Pse disa njerëz janë gjithmonë vonë

A ka shpresë edhe për ata që janë “mësuar” të presin?

Ju mund të diktoni se çfarë jeni të gatshëm të duroni. Në vend që të zemëroheni apo të mërziteni, mund të mbani një qëndrim dhe të vendosni kufij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i antidrogës i Policisë së Kosovës ka filluar një…