Pse disa zyrtarë të AKPPM-së abuzuan me çmimet e barnave

09 korrik 2024 | 20:01

Anëtarët e Komisionit per percaktimin e çmimeve V.K dhe S.H moren veprime arbitrare duke percaktuar çmime abuzive per barnat ne dem te pacienteve edhe pse Komisioni perbehet prej 7 anetareve sipas Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipa listes së aprovuar me rreth 2200 produkte medicinale, për 1928 produkte kanë vendosur vetem dy anetare të komisionit. Pese anëtaret tjerë nuk kanë marrë fare pjesë.

Çmimet në emër të procesit të unifikimit pas këtij procesi, për shumë produkte ishin me të larta se në tregun privat. Pak kohë pas publikimit, kjo listë u anulua per shkak të presionit të mediave dhe shoqërisë civile.

Si raste ilustruese për të deshmusr rritjen dhe abuzimin drastik të çmimeve janë këto tri produkte.

Kremi Travazol që shërben për trajtimin e disa lloje të infeksioneve të lëkurës.

Para nivelimit të çmimeve, ky produkt ka kushtuar 3.80 euro. Pas procesit të nivelimit, çmimi i produktit ishte bërë 11 euro.

Një tjetër produkt që procesi i “nivelimit” ia kishte rritur çmimin, është një bar për trajtimin e diabetit “Glavus Met”.

Nga çmimi 14 euro që aktualisht e ka,  komisioni vendosi që ta bëjë 33 euro.

Per produktin Aspirin sa shitej altualisht 1.90 euro, zyrtaret e siperpermendura vendosen çmimin 2.94 euro. Kjo kur dihet sa i kerkuar është ky produkt medicinal nga qytetaret.

Poashtu nga nga një analizë me 100 produkte shifet se te gjitha çmimet e vendosura nga keto dy anetare te Komisionit janë shumëfish me të larta se çmimet aktuale të tregut.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Valon Murati 1. A mund të ketë Ismail Kadare…