Pse duhet ribërë brendia e muzeut kombëtar të Pavarësisë në Vlorë?

14 nëntor 2024 | 12:31

Gëzim Llojdia
1.
Ka një muze kombëtar në qytetin e Vlorës. Dhe ku më mirë se në Vlorë, do të ndërtohej ai muze. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa e cila ka mbajtur qeverinë e Vlorës. Ndodhet në Vlorë, qyteti ku flamuri kuq e zi, në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912, u ngrit ky flamur duke shpallur independencën e shtetit shqiptar. Sa herë që e kam vizituar këtë muze mbajë një pikëpyetje të madhe. Një studiues nga Kosova, më tha ca kohë më parë.
-Shumë i varfër ky muze, për pavarësinë tonë kombëtare.
-E drejtë. Ato materiale aty kanë qenë qyshkur. Stenda të vjetra, foto të vogla, dorëshkrime. Madje shumica në fotokopje. As origjinale. Estetikisht pa vend. Kur kujtojmë se ky është muzeu i vetëm kombëtar i pavarësisë tonë, na bëjmë të mendohemi mirë. A nuk duhet ri konceptuar me një konkurs ndërkombëtar. Por jo këtë, të gjitha muzeoret e vendit. Të gjithë muzeoret janë të ndërtuar dhe të konceptuar në format vjetërsuara. Ngjajnë të varfër përball metodave të reja bashkohore, që kanë sot muzeorët e botës. Ka ardhur kohë të reja dhe rendi i ri botëror. Ka avancuar teknologjia. Dhe kjo duhet nisur nga Muzeu i Pavarësisë në Vlorë. Ato stenda të vjetërsuara, foto gjithashtu në po atë gjendje etj, materiale duhen ardhur në një mënyrë tjetër sigurisht duke ruajtur origjinalitetin e kohës, por me një ide të re. Ne nuk themi të ndryshojë përmbajtja e tij, por të vendose, e të sistemohen bukur. Siç kanë bërë në të gjithë botën. Ke qejf të vizitosh muzeumet e botës. Ato kanë futur edhe teknologji bashkohore me format e realizuar në imazhe dhe kanë përdorur teknologji bashkohore për një muze të denjë kombëtar. Dhe kjo realizohet nga qeveria sepse duhet një konkurs ndërkombëtar, duhet fond dhe të tjera që i zgjidhin specialistët e kësaj pune.
Ndërtesa është vogël. Kështu që edhe investimi i saj, nuk duhet se do të marri shuma të konsiderueshme.
-A ka ndërhyrë qeveria. Po ka ndërhyrë mjaftueshëm. Në ambientin jashtë tij. Aty është bërë një lulishte e bukur dhe firmëtarët e shpalljes me bustet e tyre, që rrethojnë godinën. Është hapur vendi mjaftueshëm dhe ka një mjedis të admirueshëm. Bëhet fjalë për mjedisin rrethues. Edhe për këtë ka një vërejtje nga të gjithë qytetarët që vijnë aty.
-Po kjo tumë, përse u ndërtua atje?
Bëhet fjalë për një kodër të lartë dheu në buzë të detit, që s’dihet përse u mendua të ngrihej masivisht në një vend, që historikisht ka qenë Skelë dhe vendi ka qenë i sheshtë. Pra fotot e vjetra e tregojnë pa kodrina artificiale, të panevojshme. Përveç ca godinave të portit pas vitit 1914, por atje s’ka asnjë tumë e ngritur me dhe, të sjell nga diku larg. Madje edhe kjo ndërtesë, që ne respektojnë shumë dhe vizitojmë shpesh për muze të Pavarësisë ka mbajtur qeverinë e Vlorës pas marsit të vitit 1913. Sipas dëshmive: Qeveria e Ismail Qemalit pas krijimit të saj ka qëndruar në banesat e Vlorjave dhe tek Sharajt. Pas disa muajve është vendosur në godinën e karantinës, sot: ”Muzeu kombëtar i pavarësisë”. Ja dy dëshmie origjinale:
a-Sefa Vlora nga Roma në 6 maj1968, shkruan në parathënie të kujtimeve të Ismail Qemalit: ”U muar vendimi nga qeveria që të krijohet senati i parë i Shqipërisë dhe selia u caktua të ish-shtëpia ku banonte Ekrem Beu. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil Beut, Ismail Qemali vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit. U zgjodh për këtë qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në Skelë të Vlorës.
b-Eqrem bej Vlora, një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I.Qemalit në këtë ndërtesë: ”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra, veçse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit, por zuri në Skelë atë vilën e vogël, por shumë të këndshme të karantinës, që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”
3.
Më 25 prill 1939 L. Rey i shkruan me trishtim e indinjatë një letër kryetarit të Akademisë së Mbishkrimeve dhe Letrave të Bukura në Paris: “Kam nderin t’u njoftoj se bombardimi i trupave italiane ka shkatërruar pjesërisht muzeun e Vlorës. Çatia është shembur. Si pasojë, vitrinat e sallave të katit të parë, të cilat mbanin koleksionet e vazove, figurave, monedhave dhe objektet prej xhami janë shqyer e vjedhur. Të gjitha arkivat janë shkatërruar sistematikisht. Muzeu arkeologjik i Vlorës, pronë e shtetit shqiptar, mbante veçse antikitetet e zbuluara nga Misioni Francez me rreth 1000 objekte… Asnjë arsye strategjike nuk mund ta justifikojë bombardimin e kësaj ndërtese, që gjendej e veçuar nga ndërtesat e portit dhe që oficerët e marinës italiane të bazës së Sazanit e njihnin atë vend në mënyrë perfektë…”.
4.
Dikur ka pasur një mendim arkitekturor, që duhet vlerësuar. Bulevardi: Vlorë Skelë ishte ndërtuar i tillë, që nga xhamia e Plumbit, shikoje detin. Madje në fotot e viteve ‘30 duket qartë bulevardi i ndërtuar dhe deti, që mërmëriste, valët e mbrëmjes.
5.
Më 8 tetor 1936 në Skelë u hap muzeu arkeologjik historik. Drejtor i tij ishte Yzeir Ismaili nga Tragjasi, që u vra nga nazistët me Skënder Mucon. Drejtori e kishte rrogën 2 napolona. Por në vitin ‘39 muzeu u shkatërrua nga bombardimet .Nga dorëshkrimet e L.Reit të publikuara edhe në mediumet shqiptare mësojmë se Salla e parë ishte një holl si në të gjitha muzeumet e tjera ku tregtoheshin karta-postale dhe fotografi të ndryshme. Në sallën e dytë, në vitrinat A dhe B, Rey vendosi koleksionin e plotë të vazove korintase zbuluar në nekropolin e Kryegjatës. Në vitrinën C ishin objektet e bronzit mes të cilave spikaste pasqyra e shek. VI para Kr., statuja e Afërditës në miniaturë me flokët e lëshuara e të krehura si dhe koleksioni i monedhave. Në sallën e tretë, në vitrinën A u vendosën kandilat e qeramikës ku mbaheshin parfumet dhe vajrat e çmuara të grave të gjetura pranë Odeonit. Në vitrinën B ishin koleksionet e vazove të zeza athinase dhe vazot me figura të kuqe, ndër të cilat spikaste hidria që paraqet efebin në këmbë duke biseduar me një grua. Në sallën C u vendosën qeramika, relievet dhe skulpturat.
5.
Ndërtesa e karantinës muzeu kombëtar i selisë së qeverisë. E bërë për karantinë njerëzore në buzë të skelës për të mbyllur fakirët, at vit të pavarësisë mbajti qeverinë e Vlorës. Ku dergjej qeveria, sa në konakët e Xhemilit, por hidhej tek Sharrajt, një ndërtesë të madhe tre kate zotëronin, tek telegrafi ishte Lefi. Përmes nxënësve vlonjat të shkollës Nr.1 shkonte por dhe vinte çdo ditë, ministri i Arsimit një burrë i ditur energjik, me mustaqe ai ishte Luigj Gurakuqi: Për të gjithë an’ jemi rrethue/Anmiqt kqyrin me u avitë: /Don’ tok’t tona me i zaptue, /Don’krejt fare me na qitë….
Në vitin 1939, fashistët ndërsa hynin në sqelë thuhet se e qëlluan me top. Kështu u dëmtuan përpjekjet që kishte kryer ”Shoqëria kulturore sportive Ismail Qemal” i pranë Bashkisë për një muzeu arkeologjik, qëlloi që kryetari i bashkisë ishte poeti dhe liriku i madh Ali Asllani, që atë vit zuri bisedimet me dy arkeolog të ekspeditave italiane dhe franceze Rein dhe Malcone. ”Përpjekja” thekson se me përpjekjet e zotit Ali Asllani dhe atdhetarëve te këtij qyteti, vendosen që të ngrenë muze arkeologjik, pranë portit te Vlorës, në ndërtesën ku ka kryer veprimtarinë Qeveria e Ismail Qemalit. Muzeu arkeologjik i Vlorës u inaugurua me 8 tetor 1937, ku i pranishëm dhe ministri francez. Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë moderne. Ka 6 dhoma. 8 pavijone dhe 2 sallone. Ka qenë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit. Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë. Muzeu i pavarësisë Kombëtare ka pasur vazhdimisht një varësi nga bashkia e qytetit të Vlorës. Me një vendim të Qeverisë në vitin 2006, dhe me interes ish-Ministrit të Kulturës, Bujar Leskaj, muzeu i Pavarësisë kombëtare merr një status tjetër më të rëndësishëm duke shprehur rëndësinë e tij.
Ka dy dritare për çdo kat si dhe dy dyer. Porta hyrëse brenda godinës autoktone, sipër porta e daljes në ballkon. Në katin e dytë, në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës, përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë. Në pamjen e majtas gjenden dhe dy dritare të tjera. Në korridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavarësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi. Kjo është ndërtesa e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit. I vetmi në llojin e vetë. Në origjinalitete ka pajise dhe disa sende personale. Gjenden flamuj origjinal. Një flamur të patriotit Sali Butka, ngritur në Kolonjë. Një portret dhe një pikturë e Marigos. Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugë nisja drejt Rilindjes Kombëtare, me fakte dhe dorëshkrime të pakta. Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881. Fotot e Abdyl Frashërit, Ymer Prizërenit, Sulejman Vokëshit, Iliaz Dibrës. Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht, abetarja e S. Frashërit, libri ”Vdekja e Pirros”, ”Bageti dhe bujqësi” e Naimit, gazetat e kohës ’Koha”, ”Shkupi’, ”Drita”. “Liri e Shqiptarëve”. Deri në rrugë-mbërritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh. Lexohen pas shkollave shqipe në Korçë, normalja në Elbasan, në Kosovë, kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtën. Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itinerarin Stamboll, Sofie, Bukuresht. Memorandumi i Gërçes, Lufta e Pejës. Mbledhja e Bukureshtit. Itinerarin e ardhjes së diellit, Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës, i shoqëruar nga l.Gurakuqi, S.Ilo, Dh.Berati. Pikturuar nga piktori artist Nestor Jonuzi, rruga e tyre është e gjallë. Në Vlorë I.Qemali erdhi nga kushtet, që ju diktuan. Me ftesat e bëra në Bukuresht u lajmërua Vlora, pikë mbërritja e tyre. Në 28 nëntor, pasdite. U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha. Me këtë punë dokumentet citojnë se është marrë Lef Nosi, duke dërguar qeverive njoftimin .Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit është dërguar mesazhi me thënien ”Independenca e Atdheut u shpall”. Në korridor një tavolinë me shkresa si ka qenë atëherë e asaj kohe. Luftëtarë shqiptarë të Idriz Seferit në një foto me ngjyrat e kohës Tavolina e kryeministrit të parë ka në origjinal shkrimin e tij në shqip. Fermani i sulltanit për I.Qemalin është i vulosur dhe i shkruar në origjinal. Salla e mbledhjeve të qeverisë Vlorës, në krye kryeministri dhe anash ministrat shqiptarë përpara janë flete apo vendimet e qeverisë, përmbi karrigen e kryeministrit është flamuri kombëtar .Në mur portretet e ministrave të qeverisë Vlorës, sipas pozicionit të tyre, fillon me kryeministrin dhe ndiqen nga zv/kryeministri dhe ministrat. Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë modern. Ka 6 dhoma.8 pavijone dhe 2 sallone. Ka qenë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit. Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë.
6.
Muzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori as të arkivuar .As të digjitalizuar. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten brenda një qyteti siç është Vlora që realisht ka qenë kryeqendra e asaj dite të rëndësishme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangët. Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kanë sjellë dokumente historike e foto të ruajtur nga kjo ngjarje historike, fotografi të cilat u morën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan. Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër me mur, arkiva të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushime nëpër gazetat apo media që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të pa-ekspozuara. Shumë studiues dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë materiale, që gjenden nëpër arkiva të ndryshme personale. Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike .Por misioni këtu nuk përmbyllet gjithsesi. Le të arkivohen nëpër muzeumet tona kombëtare të mos i lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Nesër do të na quajnë vdekatarë të tretur nga vjeshtat. Mirësia është një dritë, që nuk shuhet kurrë. Kjo është historia jonë prandaj kërkohet që ajo të ketë vendin e saj. Vetëm F.SH në Vlorë ka të trashëguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetëra hapësira boshe të këtij apo muzeve të tjera të vendit tonë që janë kaq të varfër në dokumente. Krahas kësaj këto dokumentet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit. Ndër rrugët më të vështira është të bësh këtë punë si gjeologu kërkon diademën e skërkave. Sepse ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët. Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat sepse ato ose i gjetëm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në qytete të tjera .Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat, por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashkë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe, tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I. Qemalit. Pyetja, që shtreson gjithë këtë radhë është : E vërteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë? A do të mund studiuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët? Sepse ende mbetet dossier periodikësh shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiografisë shqiptare. Në këtë pikë mendimi që duhet rrahur është që edhe shtëpia e selisë së qeverisë së Vlorës ë duhet të ketë dokumentet origjinale në stendat e saj. Një ridimesionim i këtij muzeu duhet nga strukturat shtetërore. Për një risistemim foto, dokumente, armë, vepra arti, të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare madje me kënde të veçanta të jenë firmëtarët, sendet dhe pajisjet e tyre, sikurse edhe dhomat e ministrave të qeverisë. Sikurse në shkollën Nr 1 që ka qenë dhoma e punës e ministrit L.Gurakuqi një muze i këtillë, atje duhej bërë për arsimin një muze jo nga këta këndet që kanë bërë shkollat që s’u hedh dot një sy. Të njëjtat fotografi dhe ca fjalë për pavarësinë. Një ridimensionim i tillë duhet të fillojë pas kësaj feste në ditët e fund vjeshtës për vjetorët duke filluar me arredimin e brendshëm duke sjell e përgatitur pajisje ne origjinalitetin e tyre duke e pasuruar me dokumente që do të mund të blihen nga arkivat personale që janë duke i ruajtur, por që askush nuk ka tagër ti vizitojë arkivat personale.

Shtëpia e selisë së qeverisë së Vlorës nuk mund të jetë njësoj si muzeumet e dikurshme, që sot gjenden rëndom e të shpërndarë qyteteve tona, nga një në çdo qytet me të njëjtën fytyrë. Shqiptarët në diasporë, që disponojnë të dhëna dhe objekte që dot jenë të mirëpritur t’ia lënë historisë dhe të ruhen në këtë muze kombëtar.
Tre grupe pune mund të sjellin ndryshimin e tij nëse ata punojnë për një qëllim në tre drejtime: historianët, arreduesit dhe gjurmuesit, nga ku këta të fundit do tu duhen ditë dhe ditë për të rënë në gjurmë të dokumenteve që do të duhen të rikthehen në shtëpinë e pavarësisë për ti parë historianët për t’i vlerësuar studiuesit dhe specialistët dhe për ti vendosur në mënyrë bashkëkohore, por duke ruajtur gjurmët e kohës. Është një fakt që këtë muze aktualisht e gjen të mirëmbajtur me ato orendi personale të lyer të hapur në çdo kohë ,mirëpo kohët sjellin sfida që edhe në këtë fushë kërkojnë fonde të veçantë deri në disa mijëra euro për të kthyer në një muzeum bashkëkohor, pas kësaj shteti duhet të ri dimensionojë dhjetëra muze të tjerë të llojit të veçantë, që gjenden në shumë qytete të vendit por që vuajnë nga mungesa e dokumentacionit, nga lagështira, nga mos-pasurimi nga mbyllja dyerve, nga mungesa e ideve nga mungesa e personelit, nga rrogat e ulta etj,etj, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cleveland Cavaljers nuk njeh rivalë këtë sezon. Ndaj Philadelphia 76-ers,…