Pse duhet të flini me çorape çdo natë?!
Pos që do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, çorapet ngrohin këmbët, ndërkaq enët e gjakut në shputa do të zgjerohen, që do t’i bëjnë mirë trurit që të marrë sinjalin që është koha e gjumit.
Disa hulumtime tregojnë korrelacionin pozitiv midis zgjerimit të enëve të gjakut në ekstremitete dhe shpejtësisë së rënies në gjumë të thellë.
Gjithashtu, kur trupi bëhet i ngrohtë, organizmi do të provojë që të freskohet në temperaturë të këndshme, gjë që sërish si shpërblim do të ndihmojë që të flini më shpejt. Mund të theksohen së paku tri përparësi të gjumit me çorape:
Pengon djersitjen natën
Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes. Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit.
Ndihmon te sëmundja e Rejnoovit
Sëmundja e Rejnoovit është gjendje e rrallë e cila sulmon qelizat e gjakut të individëve dhe shkakton reaksion të tepërt ndaj temperaturave të ftohta, të cilat në raste të rënda mund të shkaktojë plagë apo nekroza (vdekje) të indeve. Fjetja me çorape ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe pengon gjendjen e këtillë.
Zbut problemin e lëkurës së thatë
Personave të cilët ballafaqohen me problemin e lëkurës së thatë, posaçërisht në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta, u bëhen edhe shputat të thata por edhe u pëlcasin. Gjendja e këtillë mund të shkaktojë dhembje të papërballueshme, porse nuk duken as estetikisht bukur. Përdorimi i kremit të përshtatshëm në këmbë para gjumi dhe mbathja e çorapeve të pastra prej pambuku, ndihmon që të shmanget zgjimi me shputa të dhembshme dhe të thata.