Pse duhet të jetë Ramush Ahmetaj deputet i Kuvendit të Kosovës

19 nëntor 2024 | 14:24

Është familjar i mirë, organizator dhe koordinator i shkëlqyeshëm i punëve në familje.

Bamirësia është virtyt i tij dhe i vëllezërve të tij. Ka korrë suksese në biznes, me kalimin e kohës u bë afarist i sukseseve të mëdha, shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Me të gjithë vëllezërit ka qenë i angazhuar në çlirimin e Kosovës. Ka pasur pozita të larta në shoqëri që i ka kryer me ndershmëri. Për 20 vite kundër korrupsionit dhe padrejtësive që ju bënë njerëzve të pafuqishëm.

Është i përkushtuar për ndryshime të mëdha, gjithmonë ka punuar që politikën ta sjellë më afër realitetit. Ata që do ta votojnë nuk do të zhgënjehen.

Me përkrahësit e tij, është i përcaktuar që të sjellë frymë të re dhe ndryshime pozitive në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha: “Gjatë mandatit tim, nëse e marr besimin e votuesve, do të merrem me përkushtim, në zgjedhjen e halleve të popullit”.

Për të vazhduar tutje: “Para se të merrja vendimin për tu kandiduar për deputet u mendova gjatë dhe u konsultova me shumë ekspert të fushave të ndryshme se çka mund të kontribuoj nëse zgjedhem deputet”.

Ai tha: “Parim i imi ka qenë dhe është të mbretëron sundimi i ligjit e jo i pushtetit”.

Ai tha: “Nëse zgjedhem deputet, do të punoj me ekspert të fushave të ndryshme për ta lidhur diasporen me Kuvendin e Kosovës dhe do të krijojmë kushte dhe mundësi për inkorporimin e biznismenëve të mërgatës tonë në Kosovë dhe Shqipëri për të filluar ndërtimin e korporatave të përbashkëta në biznese të ndryshme.

“Sukseset do t’ia atribuojmë Kosovës”, tha Ahmetaj.

Ramush Ahmetaj në zgjedhjet e 9 shkurtit është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen…