Pse duhet të votohet Elda Hoti për deputete në parlamentin e Shqipërisë

13 prill 2021 | 11:59

E ndërsa nga njëra anë fushata politike është e ngarkuar me sllogane e spote, me debate televizive të përditshme dhe kaseta e DVD të përpunuara nga mjeshtër të marketingut politik, shumica pa lidhje konkrete me realitetin, nga ana tjetër diferencën dhe masën kritike të ndryshimit po e bëjnë njerëz vitale plot me entuziazëm të cilët frymëzojnë me personalitetin dhe kontaktet e tyre të drejtpërdrejta dhe të sinqerta, kontakte këto intensive dhe të përditshme me vizita në familjet, në lagjet, fshatrat dhe qytetet e zonës së tyre.

Njerëzit kudo në Shqipëri, por edhe veçanërisht banorët e Zonës së Kurbinit, Milotit, Lezhës dhe Mirditës kanë arritur ta kuptojnë se kësaj radhe do të duhet të zgjedhin programin politik, por edhe njerëzit e saktë që do të garantojnë dhe do të sjellin ndryshimin.

Një prej yjeve te fushatës politike në qarkun e Lezhës është edhe Elda Hoti. Elda Hoti është vajza 28 vjeçare nga Miloti, e cila ka arritur ta ketë përkrahjen, në mënyrë që të jetë në radhët e listës së gjatë, në mesin e kandidatëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 garon me moton “SHQIPËRIA FITON”.

Elda Hoti, përndryshe njihet si një vajze përfaqësuese e fuqishme e zërit të grave dhe vajzave të Kurbinit, Milotit, Mirditës, dhe Lezhës. Ndërkohë është ndër njerëzit me te respektuar në zonën e saj nga të gjitha familjet me bindje demokrate por edhe socialiste që duan ndryshim dhe përmirësim te jetesës së tyre.

Kësaj radhe ka ardhur koha të zgjidhet për deputet, pikësëpari personi, njeriu i drejtë dhe i ndershëm, njeriu me karakter të fortë dhe njeriu energjik dhe i papërtuar për tu dalë në mbrojtje të drejtave të zgjedhësve të tij.

Elda Hoti është personi i duhur dhe i saktë për të përfaqësuar Kurbinin, Milotin, Mirditën dhe Lezhën.

Kësaj radhe sistemi zgjedhor ka ndryshuar në Shqipëri, dhe votohet për partinë, por edhe për personin kandidat për deputet-e sipas numrit përkatës që i korrespondon kandidatit për deputet.

Elda Hoti, ka numrin 9.

Shënoni numrin 9 në flete votimi, dhe dërgoni në Parlament një njeri të pa korruptuar, një njeri të ndershëm, një përfaqësuese të denjë të familjeve tuaja!

May be an image of 2 njerëz, people standing, people sitting dhe ambiente të jashtme

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, bashkë më bashkëshorten e tij janë…