Pse duhet të votohet koalicioni-Fronti Evropian, nën drejtimin e Ali Ahmetit?
Opinion nga Fatmir Arifi
Së pari, Fronti Evropian, në radhë të parë është bashkim i forcave politike progresiste… dhe nuk është bashkim i forcave si qëllim në vetvete dhe as për vetvete, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Së dyti, Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të gjithë subjektet politike që i’u kanë bashkuar janë një vazhdimësi më shumë se opsion politik! Ky bashkim i forcave, në një Front të Përbashkët, është proces për rreshtim afatgjatë në koalicionet me botën e lirë perëndimore. Ndaj dhe për shqiptarët, kjo është kauzë e kamotshme…!
Së treti, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, nga ideja, deri në realizimin konkret, për një kryeministër shqiptar u realizua nën drejtimin e subjektit politik- Bashkimi Demokratik për Integrim. Meritë e pakontestueshme është e këtij subjekti politik. BDI, përveç, që ia ka arritur me punën e tyre sistematike për t’i thyer tabutë, të karakterit anti-historik, ka bërë një punë të paçmuar në edukimin dhe emancipimin e komunitetit sllavo-maqedonas. Ky është një kontribut që do mbetet si referencë historiografike, me karakter universal !
Së katërti, me hapa ndonëse të ngadalshëm, por edukues për të gjithë etnitë që e përbëjnë këtë shtet, BDI ka krijuar mendësinë se: Maqedonia e Veriut i’u takon të gjithëve, po aq sa edhe atyre, në mos më shumë;
Së pesti, bashkimi i forcave me emrin -Fronti Evropian- ka bërë një fushatë politike që do duhej të jetë model dhe për shoqëritë e avancuara kulturalisht, në çdo cep të botës. Kjo fushatë zgjedhore ishte sa aq moderne, po ashtu ishte e maturuar… pa sharje e ofendime për oponencën, duke ecur vetëm në bindjen saj në shtegun e vet ;
Së gjashti, Fronti Evropian, nën drejtimin Bashkimit Demokratik për Integrim, ka dhënë prova të pakontestueshme për neutralizimin e influencave të Federatës Ruse në Ballkan…! Kjo është mëse e dokumentueshme: sa herë komunitetet jo shqiptare në MV, qoftë për shkaqe konjukturale apo si pasoj e lajthitjeve, subjekti politik, Bashkimi Demokratik për Integrim ka ditur me urtësi dhe pjekuri politike ta margjinalizojë këtë ndikim të Federatës Ruse;
Së shtati, Fronti Evropian, nën drejtimin e BDI-s, ka historinë e saj si subjekt i dalë nga lufta çlirimtare me zanafillën në Lëvizjen Popullore e Republikës së Kosovës
Së teti, për më shumë se dy dekada, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe drejtuesi i saj, Ali Ahmeti, janë dëshmuar si opsioni më i pastër shqiptar në Maqedoninë e Veriut;
Së nënti, Fronti Evropian, nën drejtimin e Ali Ahmetit, në vazhdimësi është dokumentuar se është faktori vendimtar për orientimin gjeostrategjik perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti, dhe subjekti i tij që drejton, luajti rolin krucial që Maqedonisë ti hapen rrugët në integrimet euro-atlantike…;
Dhe së fundi, Abaz Xhuka, siç e njohim ne, anë e kënd viseve shqiptare, Ali Ahmetin, e ka institucionalizuar dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut…!