Pse duhet të votohet numri 34 i PDK-së për deputet?

04 janar 2025 | 22:53

Me datën 9 shkurt të këtij viti do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën me emrat dhe numrat e kandidatëve për deputetë.

Në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë. Një ndër ta është edhe ish i burgosuri politik, veprimtari Ragip Xhaka, i cili në listën e PDK-së garon me numrin 34.

Ragip Xhaka, nëse e merr besimin e qytetarëve të Kosovës dhe atyre në diasporë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës, do ta përfaqësojë të gjithë komunitetin shqiptar të diasporës, pa bërë dallime politike apo partiake. Kështu është zotuar para shumë qytetarëve në takime të shumta, në gjithë Kosovën.

Xhaka po mirëpritet në çdo shtëpi, rrugë, lokale e oda.

Qytetarët e shumtë po kanë deshirë të informohen për projektet e tij, por dhe për Taulantin e Granitin dhe sfidat e sukseset e tyre në fushën e gjelbërt.

Xhaka të interesuarve po u premton që si i votuar i tyre do ta ketë më lehtë si deputet i Kuvendit të Kosovës, të sjell në Kosovë ekspert të fushave të ndryshme e në veçanti hapje të kampeve për zbulimin e lojtarëve të rinjë.

Ragip Xhaka ka një bagazh të madh familjar, patriotik dhe politik. Ai është ish-i burgosur politik. Ka vuajtur dënim me burg nga gjykatat serbe për kontribut atdhetar. Xhaka është babai i futbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohëve, Taulant dhe Granit Xhaka.

Po pse duhet të votohet Ragip Xhaka?

Përgjigjja është kjo: Serbia e urren mbiemrin Xhaka për shkak të suksesit të madh të vëllezërve Taulant e Granit Xhaka. Kjo është një ndër arsyet që duhet votuar nurmin 34 në listën e PDK-së, që e mban me krenari familjare Ragip Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 2 janar 2025, është ndarë nga jeta Kadrie Latifi…