Pse duhet të votojmë CDU-në në zgjedhjet e së dielës!

20 shkurt 2025 | 14:00

Besnik Kelmendi (Politikan shqiptaro-gjerman, pjesë e partisë CDU)

Gjermania ka nevojë për një ndryshim politik më 23 shkurt 2025. Si një person i angazhuar prej vitesh në CDU dhe si një qytetar gjerman me rrënjë kosovare, e kuptoj më mirë se politika e drejtë dhe e qëndrueshme është çelësi për një të ardhme më të mirë.

Jam i bindur se zgjedhja më e mirë për të ardhmen e Gjermanisë është CDU!

-Politikat e CDU-së nuk prekin shqiptarët e integruar mirë! CDU mbështet një migrim të rregulluar dhe të drejtë, duke ndihmuar ata që respektojnë ligjin dhe kontribuojnë në shoqëri.

-Një ekonomi e fortë dhe vende pune të sigurta CDU promovon një ekonomi të fuqishme që krijon mundësi për të gjithë, veçanërisht për sipërmarrësit dhe punëtorët migrantë.

-Arsim cilësor për fëmijët tanë  Vetëm përmes një sistemi arsimor të fortë, fëmijët tanë mund të kenë sukses dhe të kontribuojnë në shoqëri.

-Siguri për të gjithë Një Gjermani e sigurt është në interesin e të gjithëve. CDU angazhohet për të garantuar rendin dhe sigurinë në çdo qytet.

-Drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë CDU është partia që garanton një drejtim të qartë për stabilitetin dhe zhvillimin e Gjermanisë.

Të dielën, voto CDU-në! Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të ardhmen tuaj dhe të familjeve tuaja.

Çdo votë ka rëndësi! Voto për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë me CDU-në dhe Friedrich Merz!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin…