![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/476439530_1809053049634259_7912612678657443542_n.jpg)
Pse është e rëndësishme të zgjedhim personin e duhur për deputet, atë që do të përfaqësojë interesat tona?
Sepse një votë e mençur sot është një e ardhme më e mirë nesër. Deputeti nuk është thjesht një emër në një listë, por një zë në Kuvend që duhet të mbrojë interesat tona, të kuptojë brengat dhe sfidat tona, dhe të punojë me përkushtim për t’i adresuar ato.
Le të zgjedhim njerëz që janë nga mesi ynë, që ndajnë vlerat dhe parimet tona. Njerëz për të cilët drejtësia dhe ndershmëria nuk janë thjesht fjalë, por udhërrëfyes. Le të zgjedhim ata që e kuptojnë realitetin tonë jo nga distanca, por sepse e kanë përjetuar atë, ata që ndjejnë brengat dhe sfidat e secilit qytetar dhe që janë të gatshëm të punojnë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë.
Gentiana Gashi Pepaj është një prej atyre njerëzve. Një grua dhe një nënë që e kupton më së miri sa e rëndësishme është mirëqenia e familjes. Një aktiviste e palodhshme që ka investuar në rini përmes sportit dhe edukimit. Një juriste që njeh ligjet dhe rendësinë e implementimit të tyre.
9 Shkurti është mundësia jonë për të zgjedhur njerëzit e duhur, ata që punojnë me ndershmëri, që vendosin interesin e shoqërisë mbi atë personal dhe që janë të gatshëm të japin gjithçka për një Kosovë më të mirë.
Le t’i besojmë Gentiana Gashi Pepaj dhe të gjithë atyre që ndajnë të njëjtat vlera, që dinë të dëgjojnë, të veprojnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet qytetarët për katër vitet e ardhshme.
Vota juaj është forca për ndryshimin që duam!
(Marigona Gashi)