Pse është i rëndësishëm Rehabilitimi në Banjën ‘Nëna Naile’, përfitimet shëndetësore nga uji shërues i kësaj Banje, pelloides e terapive tjera..
Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja ‘Nëna Naile’ në Kllokot është e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral, i cili buron pranë Banjës Nëna Naile me temperatur deri në 38°, i cili është i njohur për vetit e tij shëruese që e bëjnë shumë të përshtatshëm për shërimin dhe rehabilitimin e një numri të konsiderueshëm të sëmundjeve.
Për qëllime terapeutike uji termomineral i Banjës Nëna Naile përdoret si ujë për pije dhe për banjo. Larjet me ujë termomineral të Banjës Nëna Naile në Kllokot bëhen në dy forma: lokale dhe të përgjithshme. Ne ofrojmë banjo individuale dhe grupore në pishinat tona të dizajnuara enkas për këtë qëllim.
Temperatuarat e ujit variojnë prej ngrohtë në të nxehtë. Larjet e shkurtëra me ujë të ftohtë dhe të freskët mineral, preferohen te disa sëmundje nervore dhe psiqike për forcimin e tonusit të sistemit nervor.
Pra, uji termomineral në kombinim me pelloiden dhe duke aplikuar terapit e ndryshme fizikale si: Elektroterapia, Kineziterapia, Balneoterapia, Hidroterapia, Parafinoterapia, Termoterapia, Magnetoterapia, Terapia me laser, Mehanoterapia, Sonoterapia, Fototerapia etj., trajohen dhe shërohen këto sëmundje:
– Sëmundjet reumatike artikulare dhe ekstra artikulare-degjenerative, inflamatore, metabolike.
– Sëmundjet neurologjike të Sistemit nervor: parezat dhe paralizat periferike ose qëndrore, gjendjet pas insulteve cerebro-vaskulare (sulmit në tru), neuralgjitë, neurozat, depresioni etj.
– Gjendjet post traumatike (pas lëndimeve të kockave, muskujve, tetivave, ligamenteve,nervave)
– Rehabilitimi pas frakturave, kontuzioneve, distorzioneve, luksacioneve, etj.
– Intervenimet operative dhe korrektuese të aparatitlokomotor,
– Rehabilitimi pas amputimeve të gjymtyrëve etj.
– Sëmundjet Kardiovaskulare-rehabilitimi sekondar pas infarktit të miokardit, sëmundjeve kronike tëqarkullimit periferik të gjakut pa ndryshime të mëdhatrofike etj.
– Sëmundjet e traktit digjestiv-gastritet, duodeniti, ulcera e lukthit dhe duodenit, kolecistitet kronike etj.
– Sëmundjet e sistemit urinar-inflamacionet kronike tëtraktit urinar, mikrolitiazat etj.
– Sëmundjet e lëkurës-ekzemat, psoriaza, akna vulgaris etj.
– Sëmundjet gjinekologjike-inflamacionet kronike të organeve gjenitale, steriliteti etj.
Zakonisht qëndrimi i pacientit/klientit preferohet të jetë 10 ditor e më gjatë, në mënyr që terapitë të kenë efektmë shumë.