Pse Gjermania refuzoi të furnizonte Ukrainën me armë?

30 janar 2022 | 18:50

Refuzimi i Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë ka habitur dhe zemëruar disa aleatë. Por arsyet se pse vendi më i fuqishëm i Evropës po qëndron prapa, janë historike.

Një fushë e madhe me bar në lindje të Berlinit tregon histori të tmerrshme. Aty janë shënuar fragmentet e një prej betejave më brutale të Luftës së Dytë Botërore.

Ishte pranvera e vitit 1945. Hitleri ishte fshehur në një bunker në Berlin, me trupat e tij që tërhiqeshin. Forcat sovjetike përparuan nga lindja përgjatë fushës, por mbi to në një kodër të quajtur Lartësitë “Seelow”, nazistët kishin zënë një pozicion mbrojtës.

Ishte një gjakderdhje kaotike. Sovjetikët përfundimisht mbizotëruan, duke përshpejtuar përfundimin e luftës, por thuhet se 30,000 ushtarë të tyre u vranë.

Gjermanisë i vihet besueshmëria në dyshim/ Pse refuzoi të

Të vizitosh memorialin në Lartësitë “Seelow” do të thotë të kuptosh se sa e rrënjosur mbetet historia e këtij vendi në mendjet e shumë gjermanëve – dhe se si tmerret e shekullit të 20-të ende ndikojnë në politikën e saj të jashtme sot.

Kjo është një nga arsyet pse Gjermania ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë, duke shkaktuar një përgjigje të furishme nga politikanët atje.

Një sondazh vjetor zbulon se shumica e gjermanëve besojnë se negociatat diplomatike janë mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin. Trupat gjermane rrallë marrin pjesë në ndonjë gjë tjetër përveç misioneve paqeruajtëse. Ka pak përjashtime – dhe ato ishin të diskutueshme – duke përfshirë Ballkanin në vitet ’90 dhe, së fundmi, Afganistanin.

Gjermanisë i vihet besueshmëria në dyshim/ Pse refuzoi të

Gjermania gjithashtu është për ironi, një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë (megjithëse prodhimi i tij është më i vogël nga ai i SHBA-së dhe Rusisë). Dhe ka kontrolle të rrepta se ku dërgohen armët, edhe nëse qeveria e Angela Merkelit akuzohej ndonjëherë se nuk iu përmbahej atyre rregullave.

Por situata në Ukrainë është ndryshe. Arsyeja është historia – vrasjet naziste të miliona njerëzve në Ukrainë dhe Rusi.

“Të eksportosh armë në tokat e gjakut që Gjermania ndihmoi për të krijuar, të furnizosh një pjesë të tokave të gjakut me armë … është një anatemë në debatin politik gjerman.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se…