Pse gjithë ky humanizëm selektiv ndaj një artisteje që u largua për në Amerikë?

15 dhjetor 2024 | 12:08

Shkruan: Astrit Gashi

Pse gjithë ky humanizëm selektiv ndaj një artisteje që u largua për në Amerikë, u martua me një amerikan dhe për dekada mohoi gjithçka shqiptare, gjuhën,madje edhe familjen e saj?
A është e drejtë të ndihmojmë dikë vetëm mbi bazën e nostalgjisë, ndërsa artistët dhe intelektualët që kanë sakrifikuar për artin dhe kulturën e vendit mbeten të harruar dhe në varfëri?
Nëse disa biznesmenë dhe “humanistë” dëshirojnë vërtet të ndihmojnë artin dhe kulturën shqiptare, atëherë le të krijojnë një fond kombëtar për artistët dhe intelektualët në nevojë, një sistem i drejtë dhe i qëndrueshëm që mbështet të gjithë, pavarësisht emrit apo famës së tyre.
Arti dhe kultura kërkojnë investim afatgjatë, jo thjesht gjeste sporadike të bazuara në emocione apo klikime.
Ndërkohë që bëhet gjithë kjo zhurmë për të ndihmuar një artiste në Amerikë që mezi e flet shqipen, arti dhe kultura në trojet tona janë në kolaps. Në Prishtinë nuk kemi një teatër funksional, kinematë janë të rralla dhe të neglizhuara, ndërsa artistët që kanë dhënë gjithçka për kulturën mbijetojnë me mundime.
Të gjitha këto postime dhe thirrje publike nuk janë gjë tjetër veçse për propagandë dhe vëmendje të çastit. Në vend që të merremi me probleme reale, shpenzojmë energji për të ndihmuar dikë që e ka braktisur prej kohësh identitetin shqiptar madje e ndrroi edhe emrin në ViVi!
Pse gjithë kjo urretje nder vite për shqipen dhe shqiptaret e Vivit!? Unë dyshojë që mund të jetë abuzuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar dje në Podujevë,…