Pse gjithherë të përkëdhelur komuniteti joshumicë dhe pse mediet e këtij komuniteti nuk duhet të financohen tutje
Nga Musa Sabedini
Është shumë irituese të debatohet pas 22 viteve gjendja financiare e komunitetit joshumicë dhe edhe më e rëndë që diskutohet se Komuna ose institucionet duhet të paguajnë mediet lokale. Kjo është e gabueshme edhe si ide edhe si propozim sepse mediet lokale në gjuhën serbe financohen nga Serbia dhe marrtin donacione të shumta nga donatorët ndërkombëtar, ndërsa nuk paguajnë taksat e shtetit të Kosovës.
U ndjeva në siklet kur dëgjova për debatin që kishte organizuar AGK-ja rreth temës
“Mekanizmat për Financimin e Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike”, me faktin se kjo temë, është dashur të diskutohet në vitin 2000 dhe jo në vitin 2022.
Nuk kam asgjë kundër sepse në forma të ndryshme e kam përkrahur edhe vet komunitetin joshumicë në vitin 2000, por kjo ide dhe ky propozim është i stërvonuar.
Mediet lokale në gjuhën serbe ta zëmë në Anamoravë marrin donacione dhe para të gatshme nga Serbia dhe nga ndërkombëtarët, ndërkohë i tërë programi i tyre është në gjuhën e urrejtjes të stilit të Millosheviqit.
Kjo joshje së pari i bënë dëm vet medieve serbe të cilat duhet të mësohen të jenë të pavarura financiarisht. U befasova edhe me një deklaratë të Xhemajl Rexhës kur thotë se mediet lokale varen financiarisht nga Komuna? E habitshme vërtet, cila komunë ndihmon portalet, thjeshtë hera e parë që e dëgjova.
T`i kthehemi thelbit të problemit dhe iniciativës për të ndihmuar financiarisht medet joshumicë. Personalisht mendoj se nuk ka asnjë arsye që të jepen fonde në mediet e tilla që nuk e respektojnë ATK-në, nuk i paguajnë taksat komunale dhe nuk monitorohen nga KPM-ja ose KMSHK. Ky duhet të jetë një standard dhe kriter profesional për mediet joshumnicë.
Unë gjithmonë kam insistuar dhe insistoj që mediet, jo veç lokale duhet të funksionojnë të pavarura dhe assesi të presin ndonjë ndihmë nga institucionet komunale ose qendrore. Aty ku depërton paraja e shtetit aty s`ka medie të lira e as profesionale.
Unë njoh plotë medie serbe që funksionojnë në Anamoravë nga buxheti i Serbisë dhe i kanë punët shumëfishë më mirë se mediet shqiptare. Pra ne duhet ta ndihmojmë një medie që i takon komunitetit joshumicë, duhet ta mbështesim me fonde, dhe fundi del se aty kemi ndihmuar kot sepse aty s`ka profesionalizëm, dhe aty dominon politika redaktoriale e urrejtjes që vjen nga Beogradi.
AGPK-ja nuk duhet të jetë pjesë e kësaj kampanje ose do të duhej të jetë pjesë e një kampanje në përkrahje të medieve lokale në përgjithësi, bile edhe kjo ndihmë duhet të jetë më shumë profesionale, ndërsa donacionet mund të jepen nga organizata dhe mekanizma që merren kryesisht me problemet e medieve dhe funksionimin e tyre. Por në asnjë variant të kërkohet nga Komuna, për të ndihmuar financiarisht mediet lokale sepse ky do ishte vërtet një skandal.
(Autori është themelues i “Rajoni Press” dhe kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan)