Pse gjysma e shkencëtarëve të Europës Lindore janë gra?
Shkenca është një botë që dominohet ende nga burrat. Që nga viti 1903, kur Marie Curie fitoi çmimin “Nobel”, vetëm 19 gra kanë arritur ta fitojnë këtë çmim në fusha të ndryshme, si në fizikë, kimi ose mjekësi. Vetëm 28% e kërkuesve në botë janë gra, shkruan “The Economist”. Edhe në BE, ku dallimet gjinore nuk janë aq të theksuara sa në shtete të tjera të botës, vetëm dy të pestat e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë gra. Në Gjermani dhe Finlandë, raporti është më pak se 1 me 3.
Sipas një raporti të fundit të kryer nga “Universiteti Leiden”, në Holandë, Evropa Lindore bën përjashtim nga ky trend botëror. Në Lituani, 57% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë gra. Bullgaria dhe Letonia renditen pas saj me 52%. Universitetet në Poloni dhe Serbi renditen ndër më të mirat në botë për barazinë gjinore të publikimeve kërkimore. Europa Juglindore shënon pothuajse nivele të barabarta: 49% e kërkuesve shkencorë në rajon janë gra, shkruan “monitor.al”.
Kjo shpjegohet edhe duke u lidhur me trashëgiminë e kohëve sovjetike kur regjimet komuniste i detyronin burrat dhe gratë të ndiqnin karrierat shkencore dhe jo gjithmonë u dhanë atyre një mundësi për të bërë zgjedhjen që dëshironin. Kjo formë veprimi nga ana e shtetit nuk ekziston më në ditët e sotme, por zakoni i grave që punojnë në laboratorë ka mbetur ende.
Megjithatë në Europë, të shumta janë kompanitë që ankohen për faktin se, edhe pse një numër i lartë grash mund të përfundojnë studimet e tyre në degë që kanë lidhje me lëndët STEM (shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën), pas përfundimit të universitetit nuk e ushtrojnë profesionin e tyre.
Megjithatë, një studim i “Microsoft”, zbulon se modelet e roleve të suksesshme femërore rrisin interesin e vajzave të reja drejt këtyre lëndëve. Sipas Institutit Europian për Barazi Gjinore, mbyllja e hendekut midis burrave dhe grave në STEM do të çonte në një rritje të PBB-së së BE-së për banor me të paktën 3% deri në vitin 2050 dhe do të krijonte më shumë se 1.2 milionë vende pune.
Në dekadën e fundit, punësimi në sektorin e teknologjisë në Europës ka shënuar rritje rreth katër herë më të shpejtë se punësimi i përgjithshëm. Por Komisioni Europian parashikon që deri në vitin 2020, rritja e mëtejshme e rajonit mund të pengohet nga mungesa e 500,000 punëtorëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Në vitin 2017, më shumë se gjysma e bizneseve të BE-së, që u përpoqën të rekrutonin specialistë të TIK-ut, kishin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira. Lituania, me hendekun më të ngushtë të punësimit në Europë midis gjinive, dhe Bullgaria, e cila ka përqindjen më të lartë të grave në punët e specializuara të sektorit TIK në rajon, e kanë pasur më të lehtë