Pse gratë e refuzojnë seksin? Ekspertja shokon ndjekësit
Një eksperte seksi ka zbuluar arsyen befasuese pse disa gra i thonë jo seksit dhe me sa duket, nuk është sepse nuk e duan atë.
Seksologia Shamyra Howard është e njohur për ekspertizën e saj në lidhje me seksin pasi ajo shpesh poston këshilla për çiftet se si të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre. Në një postim të fundit ajo zbuloi një nga arsyet pse shumë gra refuzojnë seksin, teksa ndau njohuritë e saj me mbi 40,000 ndjekësit e saj në Instagram.
Në videon e shkurtër Shamyra tha: “Ne nuk flasim shpesh për këtë, veçanërisht për arsyet pse gratë refuzojnë seksin. femrat refuzojnë seksin sepse partnerët e tyre meshkuj nuk i pastrojnë të pasmet. Më dëgjuat mirë, jo shaka, nuk i pastrojnë të pasmet. Higjiena seksuale është një arsye e madhe pse njerëzit refuzojnë seksin.”- tha ajo.
Ajo tha se është një gjë shumë e rëndësishme që çiftet të flasin, sepse higjiena është diçka që mund të ketë një ndikim të madh në dëshirën e një personi për të bërë seks. Duke shkruar në Instagram, ajo tha: “Le të flasim për këtë. Mund të më dërgoni mesazhe nëse është më e rehatshme për ju.
“Ne flasim SHUMË për higjienën vaginale, megjithatë, kjo lloj çështje e higjienës seksuale i pengon disa gra të jenë seksuale me partnerët e tyre”.
Që kur ajo u hap për këtë çështje, shumë njerëz kanë mbetur të tronditur nga rrëfimi i Shamyra.