Pse Haradinaj nuk e shkarkoi Rikalon kur këtë e kërkonin qytetarët e Dardanisë?

02 shkurt 2019 | 10:26

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar rreth shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rekalo.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qytetarët e Dardanisë kërkuan të shkarkohet Rikalo për dhunën ndaj shqiptarëve gjatë luftës, por sipas tij Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria.

“Qytetarët e Dardanisë kërkuan të shkarkohet Rikallo për dhunën ndaj shqiptarëve gjatë luftës. Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria. Tash Rikallo nuk është i rëndësishëm, pasi Haradinaj e ka gjetur një pertner tjetër. Për të mbajtur qeverinë edhe disa ditë, ai e shkarkojë atë. Kjo është ‘politikë  e vendimeve të mëdha'”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29 vite më parë, më 2 shkurt 1990, kur Kosova…