Pse ish-deputetja Ismaili e quan çlirim të dytë largimin e Millakut nga LV-ja?
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar largimin e deputetes Drita Millaku nga LV-ja dhe aderimin e saj në LDK.
Sipas Ismailit, ky është çlirimi i dytë për Millakun.
“Çlirimi i dytë për deputeten Millaku. Zonja Drita Millaku, në një vijë me linjën politike të LVV-së, çlirim e kishte deklaruar aso kohe shkuarjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë, si një rrugëtim të dëshiruar me biletë njëkahëshe. Çlirim duket ta ketë përjetuar, zonja Millaku sot edhe daljen e vet nga po ajo parti, pra nga grupi parlamentar i LVV-së. Tradhto vlerat e luftës dhe paqes, tradhto votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!. Për LDK-në e Lumir Abdixhikut kjo protagoniste e përmbysjes së vlerave, qenka ‘aset i madh dhe potencial për programin e tij zgjedhor qeveritar’. Me një fjalë: KAPAKU PER TENXHERE”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.