Pse ishte Alex Soros në samit? Rama i kthehet gazetares: Harroi të të pyeste ty!
29 shkurt 2024
| 15:13
Pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi.
Konferenca u mbyll ndërkohë që gazetarja Ambrozia Meta po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare.
Ndërkohë Rama iu përgjigj duke i thënë: “Harroi të të pyeste edhe ty.”
Kujtojmë se Soros ishte dje në samit si pjesë e delegacionit shqiptar, kurse në samitin e sotëm ai ishte në foton familjare, njësoj si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe BE-së.