“Pse ishte përlotur Presidenti Klinton në takimin privat me familjen Bardha në Miçigan në vitin 1999!”
Në librin e tij të dytë, “E vërteta, pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”, i cili do të promovohet shumë shpejt, Ekrem Bardha, aktivist i shquar i çështjes shqiptare dhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Miçigan, duke thyer modestinë e tij, tregon disa të vërteta të panjohura për publikun në lidhje me rolin e disaporës në SHBA sa i takon betejës së palëkundur për çlirimin e Kosovës.
Ajo që tenton të na thotë me librin e tij zoti Bardha, në emër të diasporës shqiptare në SHBA, është fakti se sado heroike ishte lufta e UÇK-së në terren për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, pa ndihmën e shqiptarëve të Amerikës të cilët depërtuan deri në Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin amerikan, për të ndikuar në vendimmarrjet e qeverisë amerikane, çlirimi i Kosovës nuk do të ishte aq i shpejtë, ndërsa pasojat e luftës do të ishin disa herë më të rënda.
Këtë qëndrim e pohon në libër dhe një nga komandantët e shquar të UÇK-së në terren, Ramush Haradinaj. Në pjesën e shkëputur nga libri i zotit Bardha, që po publikojmë sot, flitet për një episod domethënës të këtyre përpjekjeve, kur presidenti Klinton, kërkoi të takonte privatisht familjen Bardha pas një takimi elektoral që ai zhvilloi në Miçigan.
Zoti Bardha rrëfen anën njerëzore të ish-presidentit të SHBA, i cili përlotet kur mëson mbi genocidin, vrasjet dhe përdhunimet e ushtrisë serbe nga grave dhe vajzave kosovare që kishin mbërritur në Shqipëri dhe premton vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund këtij genocidi. Po ashtu një tjetër moment interesant nga jeta e zotit Bardha është edhe takimi i parë me një president amerikan, Richard Nixon, të cilit i kërkoi ruajtjen e kufijve të Shqipërisë nga kërcënimet e gjeneralëve grekë në vitin 1968. Edhe nga ky takim, Ekrem Bardha mori sigurinë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
EKREM BARDHA
PRESIDENTI CLINTON KËRKON TAKIM PRIVAT ME FAMILJEN BARDHA NË MIÇIGAN
Por lufta për çlirimin e Kosovës pati edhe dramën e saj njerëzore. Të detyruar nga gjenocidi dhe vrasjet masive të popullsisë shqiptare nga ushtria dhe policia serbe, qindra e mijëra kosovarë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre duke shkuar në Shqipëri dhe Maqedoni. Bashkë me këtë shpërngulje, ata morën me vete edhe traumat e rënda njerëzore, vrasjen e të afërmve të tyre, përdhunimeve, plaçkitjeve, ndarjes së familjeve… Iliri, djali im i vogël i shkroi Donikës, motrës së tij dhe e pyeti çfarë po ndodhte, si ishte e mundur të ketë raste të tilla barbare me shqiptarët e Kosovës?
Donika në atë kohë jetonte në Tiranë dhe administronte restorantin tonë” Piazza”, në qendër të kryeqytetit. Me një email të gjatë, përshkruan atë që ndodhte në Shqipëri e ku rreth një milion shqiptarë të Kosovës ishin shpërngulur dhe vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ajo i tregon historinë e pesë vajzave të mitura që ishin përdhunuar barbarisht nga ushtarët serbë. Ishte një histori tronditëse, deri në kufijtë e pabesueshmërisë së mendjes njerëzore.
Dua të bëj një parantezë këtu e të them dy fjalë për Donikën, e cila ka qenë pranë meje në të gjitha betejat e rëndësishme që kemi bërë për çështjen kosovare. Donikën e kam pasur në krah si një këshilltare shumë të mirë qysh me “çështjen Ivezaj,” gjatë dëshmisë sime në nënkomisionin e të Drejtave të Njeriut në Kongresin Amerikan dhe në takimet e shumta me kongresistë, senatorë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.
Gjatë kohës së fluksit të madh të refugjatëve kosovarë në Shqi-përi, në Kukës, por dhe në qytetet e tjera të vendit, Donika ishte në Tiranë ku merrej me administrimin e restorantit tonë.
E përfshirë shpirtërisht me problemin kosovar, ajo u kujdes për strehimin e dyqind e njëzet refugjatëve, ndërsa vuri gjithë persone-lin e restorantit “Piazza” në dispozicion të ushqimeve në çadrat e refugjatëve për një periudhë të gjatë kohore, me shpenzimet e saj.
Këto kontakte të përditshme të Donikës me refugjatët e luftës ardhur nga Kosova, sollën dhe dëshminë e dhembshme të vajzave kosovare të traumatizuara nga tmerri çnjerëzor që kishin kaluar.
I dashur Ilir!
Të falënderoj për fjalët e tua! E vërteta është se situata është thellësisht shqetësuese. Po të tregoj vetëm një ngjarje. Ti i ke parë kampet e refugjatëve kosovarë në televizor. Një nga këto kampe ndodhet edhe në Tiranë. Në një prej çadrave janë pesë vajza të mitura, të cilat refuzojnë të dalin përjashta si të tjerët. Vajza dhje-tëvjeçare, e cila është e bija e arkëtares që kemi këtu në “Piazza”, i tregoi nënës së saj për vajzat e çadrës. Ajo, së bashku me shoqet e klasës, shkonte në kamp për të luajtur dhe për të argëtuar fëmijët e refugjatëve kosovarë.
“E sheh atë çadrën atje?”, – e kishin pyetur vajzën dhjetëvjeçare. – Ajo është çadra e vajzave që nuk duan të dalin nga aty.”
Asaj i kanë thënë se ato janë përdhunuar nga ushtarët serbë. Vogëlushja rrëfeu se serbët i kanë zhveshur ato në kazermat e ushtrisë. Vajzat thonë se ndihen aq të turpëruara, sa nuk pranojnë të dalin jashtë.
Ato qajnë vazhdimisht me kujë, duke shkulur flokët, duke çjerrë fytyrën e duke thënë që donin të vrisnin veten.Unë e porosita vajzën e vogël t’i pyeste nëse mund t’i takoja. Por fatkeqësisht, ato refuzuan. Situata këtu është e rëndë, sa nuk mund të përshkruhet.
Me dashuri, Donika!
U tronditëm thellë në shpirt. Çfarë po ndodhte kështu? Letra e Donikës nuk kishte vend për komente, më vinte keq për viktimat e pafajshme, fëmijë të vegjël, nxënës të shkollave fillore, të plagosur, të gjymtuar që kishin nevojë të mjekoheshin sa më parë.
Menjëherë shpreha dëshirën të jepja ndihmë për fëmijët e dëm-tuar nga lufta.
Ishte ditë e diel kur takova kongresistin David Bonier dhe i fola për masakrat, për politikën çnjerëzore serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, i fola dhe për refugjatët e Kosovës në Shqipëri. Konkretisht u ndala te letra që kishte marrë Iliri, djali im nga Donika. Ai u emocionua dhe u prek shumë nga letra. Më tha se të nesërmen, domethënë të hënën, do të shkonte në washington, në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’ia jepte personalisht këtë letër Presidentit Clinton.
Kështu ndodhi. Kongresisti David Bonior më lajmëroi që ishte takuar me Presidentin Clinton dhe kur ia kishte lexuar emailin, Presidenti ishte prekur shumë nga kjo ngjarje, ishte përlotur dhe kishte kërkuar më shumë informacion se kush e kishte dërguar letrën. Sipas kongresistit Bonier, Presidenti ishte shprehur se kjo situatë nuk duhet lejuar më. Nisur nga këto ngjarje dhe nga email-i i Donikës, kur Presidenti Clinton erdhi në Roseville, në Miçigan kërkoi të takohej me familjen Bardha.
* * *
Në vitin 1999, në mes të fushatës më të egër serbe kundër popullsisë shqiptare, vrasjeve barbare, rrëmbimeve, përdhunimeve dhe plaçkitjeve, Presidenti Clinton erdhi në shtetin e Miçiganit, ku zhvilloi një takim me zgjedhësit në qytetin Roseville.
Aty ishin ftuar edhe shqiptarë.
Dëshira e tyre ishte t’i shprehnin mirënjohjen Presidentit Clinton dhe ta falënderonin për çfarë kishte bërë dhe po bënte për Ko-sovën. Të gjithë e kishin kuptuar se pavendosmërinë dhe shtytjen e qeverisë amerikane, nuk mund të fillonin veprimet ushtarake të NATO kundër Jugosllavisë.
Pas takimit elektoral në Roseville, Presidenti u takua me mua, Ilirin dhe bashkëshorten time, Lumtëri Bardha. Takimi u zhvillua privatisht, pa media. Gjatë bisedës me Presidentin Clinton pashë që e shprehte hapur shqetësimin ndaj masakrave që po ndodhnin në Kosovë. U interesua të mësonte nga ne si po e ndihmonte Dia-spora popullatën e shpërngulur me dhunë në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
E informuam për veprimtarinë që kishte zhvilluar Diaspora, ndërkohë e falënderova duke i thënë se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ndienin për të po aq respekt, sa kishin për Presidentin Ëoodroë Ëilson, i cili e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi më 1918.
Gjithashtu i shpreha shqetësimin që kishim të gjithë se Millosheviçi edhe gjatë bombardimeve të NATO, po i vazhdonte masakrat ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
I thashë Presidentit Clinton të vinte dorën në zemër, ai dhe qeveria amerikane të bënin çfarë të ishte e mundur për të shpëtuar këtë popull nga mizoritë e shfarosjes së politikës serbe. Presidenti Clinton theksoi:
– Millosheviçi ishte një kasap, por krimet e tij nuk do të vazhdojnë gjatë. Një ditë do të ndëshkohet si kriminel lufte.
Presidenti pyeti Ilirin për letrën e marrë nga motra, Donika, u interesua për tragjedinë e pesë vajzave të mitura kosovare që nuk dilnin nga çadrat e tyre pas asaj që kishte ndodhur.
Unë pashë Presidentin Clinton të prekej shumë gjatë shpjegimit që Iliri i bëri letrës së Donikës. Nuk mundi t’i fshihte lotët e pikëllimit…
Kisha përballë njeriun më të fuqishëm të botës të prekej aq njerëzishëm dhe të përjetonte po aq fort sa dhe ne, tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës shkaktuar nga regjimi serb. Ai premtoi:
“Amerika patjetër do të veprojë që të mos e lejojë këtë gjenocid!”
Në fund të takimit bëmë edhe një foto me Presidentin Clinton. Në tetor të vitit 1999, familja Bardha mori një letër falënderimi nga Presidenti Clinton, letër e cila konsiderohet si një dhuratë e çmuar, por dhe si një premtim pozitiv për të ardhmen e Kosovës.
E dashur Lumturi,
Ekrem dhe Ilir! Dua t’ju falënderoj edhe një herë që u takuat me mua gjatë vizitës në Miçigan. Në përpjekjet tona për t’i dhënë fund kryqëzatës së tmerrshme të spastrimit etnik në Kosovë, tregimet tuaja na nxisnin fuqimisht dhe na mbanin parasysh urgjencën e misionit tonë. Ne tani po hyjmë në një fazë të re të përpjekjeve tona për paqe e drejtësi në Ballkan.
Ndërsa gjendemi përpara vështirësive të mëdha, të jeni të sigurt se do t’i vazhdojmë përpjekjet për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të rindërtojnë jetën dhe atdheun e tyre. Hillary dhe unë ju urojmë çdo të mirë juve dhe familjes suaj!
Sinqerisht, Bill Clinton (d.v.)
Ekrem Bardha tregon takimin e parë me një President amerikan
PRESIDENTI NIXON PREMTON MBROJTJEN E SHQIPËRISË PREJ KOLONELËVE GREKË
– Pa SHBA, Shqipëria sot mund të mos ekzistonte fare si shtet –
Në vjeshtën e vitit 1968, më ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme: takova për herë të parë një president amerikan.
Takimi me Presidentin amerikan Nixon, në vitin 1968, më du-ket edhe tani si ëndërr e pabesueshme. Ndoshta ishte ndër çastet më të veçanta të jetës sime.
Pa dyshim, ende sot më krijohen emocione të forta kur e kujtoj.
Takimin ma ndërmjetësoi kongresisti Broomfield, mik i Presidentit Nixon. Si ndodhi?
Në atë periudhë junta e gjeneralëve grekë, e sapoardhur në pushtet me grusht shteti, kishte filluar të bëhej kërcënim i madh për Shqipërinë. Nën thirrjet nacionaliste dhe shoviniste kishte rishfaqur megaloidenë e vjetër greke, aneksimin e Shqipërisë së jugut, të ashtuquajturin Vorio Epir. Kolonelët po përgatiteshin për ndërhyrje ushtarake në Korçë dhe Gjirokastër.
Isha i arratisur nga Shqipëria, por vendosa të bëja diçka për vendin tim. E dija fare mirë çfarë do të thoshte një agresion grek. Shkurt, nëse do të ndodhte një aneksim grek, Çamëria nuk do të ishte më tragjedia e vetme.
Iu drejtova kongresistit Broomfield.
Ai e dalloi gjendjen time të tendosur dhe më pyeti:
– Përse je kaq i shqetësuar?
I tregova për situatën. U interesua edhe më tej.
– Përsërite edhe një herë! – më tha.
Më dëgjoi me vemendje të madhe.
I thashë se doja të sensibilizoja qeverinë amerikane për kanosjen që po i bëhej Shqipërisë nga junta e gjeneralëve. Nacionalistët, legalistët dhe zogistët shqiptarë në Amerikë trembeshin se një aneksim i tillë kishte shumë mundësi të ndodhte. Edhe pse e urreja diktaturën komuniste, brenda mundësive që kisha si qytetar amerikan, duhet të bëja diçka për të shpëtuar vendin tim nga ky kërcënim.
I thashë se komuniteti shqiptar në Detroit është shumë i shqetësuar për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga junta greke.
– Çfarë mund të bësh për këtë çështje kaq jetike për atdheun tim? – e pyeta.
– Cila është kërkesa juaj?
– Them se… duhet bërë një reagim në Kongresin Amerikan.
U mendua për disa sekonda.
– Në qoftë se je kaq i shqetësuar të sugjeroj të takohesh me Presidentin Nixon.
Unë shtanga. Nuk e besova
Si ishte e mundur?
– E kam me gjithë mend. – saktësoi ai.
– Mund të… realizohet ky takim? – e pyeta ende i shtangur.
– Me siguri që po!
Isha në zyrën e tij. U ngrit, shkoi në tryezën e punës dhe foli me Presidentin Nixon. I tregoi për çfarë ishte fjala dhe i kërkoi takim.
Pastaj u thye nga unë dhe më tha:
– Presidenti e konfirmoi takimin. Do të bëhet ditën e hënë, në Ëashington D.C.
M’u duk e pabesueshme.
I tregova familjes, por jo të tjerëve. Nuk mund ta besoja kurrsesi. Ajo ditë më ishte pambarim e gjatë, më silleshin në kokë fjalët që doja të thosha. Duhej bërë e pamundura, ndoshta magjia për të zgjuar interesin e Presidentit amerikan. Rasti ishte unikal, si i zbritur nga qielli.
Bashkë me kongresistin Broomfield, shkuam në Ëashington që të dielën. Takimi ishte në orën 11, në mëngjes. Udhëtuam nga zyra e tij drejt hotelit “Hilton”, ku do të takoheshim. Nuk e dija ku ishte hoteli. Po të mos isha me z. Broomfield do ta kisha vështirë ta gjeja. Kaq shumë e pata humbur mendjen.
Thashë se do të më pushonte zemra. Anglishten nuk e flisja mirë. Mendoja: “Kur nuk flas mirë në një ambient të zakonshëm, si do t’ia bëj në një takim me Presidentin amerikan?”
Broomfield e dinte këtë dhe më tha të kem besim.
Në takim isha unë, kongresisti Broomfield dhe Presidenti Nixon. Kur shoqëruesit i treguan për ardhjen, u ngrit në këmbë dhe bëri disa hapa drejt nesh. Ishte njëri ndër miqtë më të ngushtë të z. Broomfield, e respektonte, ia dëgjonte fjalën, këshillohej me të.
Kisha një emocion të papërshkruar. Zemra më rrihte si e zogut. Pak vite kisha në Amerikë dhe po takoja njeriun më të fuqishëm të botës, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kisha ankth për anglishten time… Kongresisti Broomfield e njihte anglishten që flisja unë, kisha vite që komunikoja me të. E kuptonte çfarë doja të thosha edhe kur nuk arrija të artikulohesha qartë.
Më vonë mësova se President i SHBA, Richard Nixon që punonte me axhenda të mirëpërcaktuara, i kishte kushtuar shumë kohë të çmuar takimit tonë.
Presidenti ishte shumë dashamirës.
Pasi u ulëm, shtriu para dorën e djathtë dhe tha:
– Po ju dëgjoj!
– Jam i larguar nga atdheu se është nën një regjim të egër komunist, por nuk e kam harruar kurrë vendin tim. Jam kundër regjimit, por jo kundër Shqipërisë. Junta e kolonelëve grekë, pas grushtit të shtetit atje, duan të aneksojnë pjesë të Shqipërisë..
Ai më ndërpreu:
– Sa shqiptarë jetojnë në Amerikë?
– Vetëm në Michigan jetojnë rreth 100 mijë.
– Po në Amerikë? –
Rreth 600 mijë…
I bëri përshtypje ky fakt. –
Vazhdo! – më tha.
I thashë se kolonelët grekë kanë shfaqur hapur pretendimet e tyre për aneksimin e jugut të Shqipërisë, të cilin ata e konsiderojnë territorin e tyre, si të ashtuquajturin Vorio-Epir.
– Ju çfarë mund të bëni, z. President që ta pengoni këtë tentativë të juntës greke? – iu drejtova në fund të fjalës sime.
Pastaj foli kongresisti Broomfield. E pyeti Presidentin çfarë mund të bëhej. Presidenti u mendua. Pastaj thirri dikë nga stafi, i kërkoi një letër shkrimi.
Ia solli sekretari. Një letër e zakonshme.
Presidenti i SHBA shkroi.
“Qeverisë greke nuk do t’i jepet trajtim me përparësi, as nga pikëpamja territoriale, as në drejtim tjetër.
Unë interesohem pa asnjë dallim, për të gjithë amerikanët, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare.
Gjithashtu, kam interes të posaçëm për të gjithë popujt që jetojnë nën dhunën komuniste.”
Ai e firmosi dy herë këtë deklaratë.
Pastaj, duke folur me zërin e qetë dhe të sigurt, Presidenti Nixon më tha:
– Kjo gjë nuk do të ndodhë! Unë nuk do të lejoj që pretendimet greke për territore të Shqipërisë të realizohen.
Në një atmosferë shumë miqësore dhe konfidenciale, Presidenti Nixon shkroi me dorën e tij këtë mesazh që unë e ruaj si një nga gjërat më të çmuara të takimeve të mia me presidentët e SHBA.
Kur më dorëzoi këtë deklaratë shkuar me dorën e tij, m’u duk vetja sikur Presidenti Nikson më kishte falur Amerikën. Ishte një moment i jashtëzakonshëm dhe një përjetim i paharrueshëm. Historik për mua.
Presidenti amerikan angazhohej të mos lejonte aneksimin e jugut të Shqipërisë nga kolonelët grekë, në vitin 1968. I jam pafundësisht mirënjohës kongresistit Broomfield, i cili realizoi këtë takim. Ky rast tregoi se Amerika ka qenë një mbështetëse e madhe e shqiptarëve dhe Shqipërisë edhe pse në atë kohë ishte nën sundimin komunist të Enver Hoxhës. E them me bindje, pa SHBA, Shqipëria sot mund të mos ekzistonte si shtet dhe shqiptarët të ishin shpërndarë në shtete të tjera.
Pa Amerikën nuk do të kishim as Kosovën e lirë që gëzojmë sot.