“Pse jam i shqetësuar për politikat që po ndjek Trump”, John Bolton flet për rrezikun Kosovë-Serbi

13 shkurt 2025 | 23:22

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek presidenti republikan. Në një intervistë ekskluzive për Zona Zero në Top News, ai tha se aleatët e SHBA duhet të përgatiten për një luftë tregtare.

“Jam i shqetësuar për politikat që do të ndjekë presidenti Trump në mandatin e tij të dytë. Kam merakun e një luftë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të vet dhe gjithashtu jam i shqetësuar për mënyrën sesi ai do të trajtoje luftën në Ukrainë, Lindjen e Mesme. Në të kaluarën ne kemi dëgjuar për politikat e ndjekura ndaj Ukrainës dhe jam i shqetësuar për pozicionin e ri të Shteteve të Bashkuara që e vendos Ukrainën në një pozicion të vështirë përballë Rusisë. Vërtet jam i shqetësuar se do të jetë një 4-vjeçar i gjatë”, tha Bolton.

Bolton e vuri theksin tek Ballkani, ku dhe rreziku, sipas tij është më i madh.

“Trump dhe këshilltarët e tij duhet ti kushtojnë vëmendje Ballkanit. Unë do konsideroja që Ballkani duhet të jetë prioritet. Sepse duhet të sheshohen ngjarjet mes Kosovës e Serbisë”.

Ai u pyet edhe për tezën e shkëmbimit të territoreve. Por sipas tij, Kosova dhe Serbia mund t’i sheshojnë konfliktet pasi sfida më e madhe amerikane gjatë mandatit të parë të Trump ishte çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut.

“Unë isha ne vitin 2018-2019 dhe atëherë u bën përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje. Dhe them se do ishte në interesin e dy vendeve. Nuk i nënvlerësoj vështirësitë. Por di që ka pasur një mundësi që më pas u zhduk. Them që ia vlen që të bëhen përpjekje. Çështja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është aq serioze sa vendosja e emrit për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë palët vendosën për një kompromis dhe e arritën të gjenin një zgjidhje. Nëse mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme, jo e imponuar nga jashtë, kjo do të sjellë mundësi që të huajt që duan të shkaktojnë trazira të mos kenë terrenin e nevojshëm për ti mbjellë këto trazira. Dhe pasi të bien këto barriera ekziston mundësia për integrim në NATO”, tha Bolton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy…