Pse ka kaq shumë fletëvotime të pavlefshme në Kosovë?

01 tetor 2019 | 13:36

Rreth 80 mijë ishte numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, të mbajtura në vitin 2017.

Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme nga zgjedhjet e kaluara, vjen si pasojë e mosinformimit të saktë të qytetarëve se si duhet të votojnë, vlerësojnë anëtarë të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore në Kosovë.

Por, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se ka shumë raste kur votuesit qëllimisht dëmtojnë fletëvotimin.

Ibrahim Sefedini nga Prishtina, në zgjedhjet e kaluara, ditën e votimeve kishte bërë një gabim dhe vota e tij kishte shkuar për partinë e gabuar.

Këto gabime sipas tij, po ndodhin edhe për shkak të mosinformimit të duhur nga institucionet.

“Edhe unë njëherë kam gabuar, ia futa (votën) një tjetri të një partie tjetër, ajo e pavlefshme është. Nëse e voton një subjekt edhe pesë kandidatë të atij subjekti, mirë është. Nëse e ngatërron kandidatin, atëherë ajo është e pavlefshme”, ka treguar ai.

Si pasojë e mosinformimit të saktë për mënyrën e votimit, ka edhe një numër shumë të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.

Rreth 80 mijë fletëvotime të pavlefshme janë shpallur në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Po atë vit u organizuan edhe zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje, më shumë se 42 mijë vota u shpallën të pavlefshme.

Komunat me numrin më të madh të fletëvotimeve të pavlefshme janë Drenasi dhe Skenderaj, derisa me numrin më të vogël të fletëvotimeve të pavlefshme janë Prishtina dhe Mamusha.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/fletevotimet-e-pavlefshme-/30193181.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD,…