PSE KANË SUKSES DISA SHTETE E KOMBE E JO TË TJERAT

27 korrik 2024 | 23:23

Nga Milazim Krasniqi 

Suksesi i një politike shtetërore e kombëtare varet shumë nga këta tre faktorë: 1) idetë dhe projektet dominuese që duhet të ndiqen e realizohen, 2) kuadrot e specializuara e të motivuara për të zbatuar ato ide e projekte dhe 3) paratë që mbulojnë harxhimet e ideve dhe projekteve (sidomos shpërblimet për punëkryesit.) Ide e projekte dhe para mund të kenë shumë shtete e kombe, por prapë nuk kanë sukses. Pse? Diferencën e bëjnë kuadrot e specializuara dhe të motivuara mbi një ideologji vepruese kombëtariste. Aty ku nuk ka kuadro të specializuara e të motivuara mbi këtë bazë, idetë deformohen, paratë bëhen rrush e kumbulla. A ka ndonjë institucion shtetëror shqiptar që kupton se çka na duhet për sukses? Projektet e paratë nuk na mungojnë. Na duhen kuadro të specializuara, që e duan kombin tonë me vlerat unike të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Sadiku e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris…