Pse Kina nuk do të rrezikojë ekonominë e saj për të shpëtuar Putinin?

06 shkurt 2022 | 18:21

Rusia ka një aleat ku të mbështetet ndërkohë që tensionet me Perëndimin dhe Ukrainën rriten dita- ditës.

Por sipas një artikulli të CNN mos prisni që Kina t’i ofrojë mbështetje përtej fjalëve fqinjit të saj verior, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa vazhdojnë me kërcënime për sanksione ekonomike ndaj Rusisë nëse Moska fillon një pushtim të Ukrainës. Lidhjet diplomatike dhe ushtarake të Pekinit me Moskën mund të jenë të forta, por kur vjen puna te çështjet ekonomike bëhen shumë më komplekse.

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me homologun e tij kinez Xi Jinping të premten në fillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Kremlini e përshkroi takimin si të ngrohtë dhe konstruktiv dhe liderët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin e tyre. Gjigandi rus i naftës Rosneft tha se kishte rënë dakord për të rritur furnizimet në Kinë gjatë dekadës së ardhshme.

“Duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë një rritje ekonomike të qëndrueshme … dhe të qëndrojmë së bashku kundër rreziqeve dhe sfidave të sotme,” shkroi Putin në një shkrim të botuar të enjten nga Xinhua, media kineze.

Këto rreziqe mund të jenë të frikshme nëse Rusia pushton Ukrainën. Moska ka mohuar se ka ndonjë qëllim për ta bërë këtë.

Por ligjvënësit amerikanë po kërcënojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë nëse ajo e kalon vijën e kuqe.

Kina, e cila ka tensionet e saj me Perëndimin, ka shprehur tashmë mbështetjen diplomatike për aleatin e saj. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre të premten, Xi dhe Putin thanë se të dyja palët kundërshtonin “zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s”. Rusia ka frikë se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës.

Tashmë ka disa prova se tensionet me Perëndimin kanë thelluar bashkëpunimin midis Kinës dhe Rusisë, sipas Alexander Gabuev, bashkëpunëtor i lartë dhe kryetar i Rusisë në Programin Azi-Paqësor në Qendrën Carnegie Moscoë. Ai përmendi marrëveshjet e armëve, zhvillimin e përbashkët të armëve dhe një “numër të shtuar të stërvitjeve të përbashkëta” midis dy fuqive.

Por nuk është e qartë se sa do të shtrihej kjo në bashkëpunim më të thellë ekonomik përballë sanksioneve të ashpra. Rusia varet thellësisht nga Kina për tregtinë, por nuk është e njëjtë anasjelltas. Ekonomia kineze është e lëkundur, gjë që i jëp më pak nxitje Xi për të lidhur pasurinë e vendit të tij me atë të Moskës në rast të një krize ushtarake.

Rusia ka nevojë për Kinën për tregti. Kina ka prioritete të tjera
Kina është partneri tregtar numër 1 i Rusisë, që përbën 16% të vlerës së tregtisë së saj të jashtme, sipas CNN Business bazuar në shifrat e vitit 2020 nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe të dhënat e doganave kineze. Por për Kinën, Rusia ka shumë më pak rëndësi: tregtia midis dy vendeve përbënte vetëm 2% të vëllimit të përgjithshëm tregtar të Kinës. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë aksione shumë më të mëdha.

Muajin e kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi Pekinin se një pushtim i Ukrainës do të krijonte “pasiguri globale dhe rreziqe ekonomike” që mund të dëmtojnë edhe Kinën.

Ekonomia e Kinës tashmë është tanimë në vështirëi, gjë që mund ta bëjë të vështirë për Pekinin të thellojë lidhjet me Moskën apo edhe të përmbushë premtimet që ka bërë për të rritur tregtinë Kinë-Rusi në 200 miliardë dollarë deri në vitin 2024, afërsisht 50 miliardë dollarë në vit më shumë se tani.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia e Kinës të rritet me vetëm 4.8% këtë vit, nga 8% në vitin 2021. Kriza e pasurive të paluajtshme dhe shpenzimet e ulta të konsumit po zvarritin normën e rritjes.

Singleton tha se një krizë e përshkallëzuar në Ukrainë me siguri do të trondisë tregjet e energjisë dhe metaleve, duke rënduar ekonominë globale. Kjo lloj emergjence, së bashku me politikën strikte të Kinës me zero Covid, “mund të përshpejtojë edhe më shumë ngadalësimin ekonomik të Kinës”.

Ndihma e Pekinit ka kufij
Sipas Capri nga Fondacioni Hinrich, një marrëdhënie e fortë me Kinën ka të ngjarë të zbusë dhe jo të neutralizojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Dhe ka disa probleme me të cilat Kina nuk mund t’i ndihmojë fare.

Merrni për shembull “opsionin bërthamor” që mund të përmbysë ekonominë ruse. Perëndimi mund ta heqë vendin nga SËIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën. Kjo mund të shkëputë Rusinë nga sistemi bankar global.

Juani kinez nuk është mjaftueshëm i ndërkombëtarizuar për të konkurruar me dollarin amerikan, tha Capri, duke vënë në dukje se dollari luan një rol kritik si në SËIFT ashtu edhe në tregtimin e mallrave si nafta dhe gazi, “thelbi i jetës ekonomike së Rusisë.”.

Analistët në Eurasia Group shkruan në një raport javën e kaluar se Pekini mund të dyfishojë përpjekjet për të ndërtuar një sistem pagesash në juan, i cili mund ta lejojë të bëjë biznes më lirshëm me vendet që janë sanksionuar nga Perëndimi pa përdorur dollarë apo euro.

Pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014, iu drejtua Kinës për mbështetje pasi u godit me sanksione ekonomike. Edhe pse Pekini i kundërshtoi publikisht këto dënime dhe premtoi të rriste lidhjet ekonomike, përpjekjet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të zgjidhur problemet e Rusisë.

Tregtia midis Rusisë dhe Kinës në vitin 2015 ra 29% nga një vit më parë, sipas statistikave zyrtare nga Kina. Investimet direkte kineze në Rusi gjithashtu pësuan rënie.

Bankierët rusë u ankuan se bankat kineze hezitonin të bënin biznes me to për të shmangur shkeljen e sanksioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpos rritjes së çmimeve në produktet ushqimore, qytetarët së fundi…