Pse kryeministri nuk e ftoj në takim këtë zëvendësministër
Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me zëvendësministrat, por në këtë takim nuk ka qenë i ftuar zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci.
Ky i fundit përmes profilit të tij në “Facebook” ka shkruar se nuk i di arsyet se pse nuk ka qenë i ftuar në këtë takim.
Madje Koci ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë se ndoshta kryeministri e konsideron si pjesë të ekipit të parë të kabinetit. “Fort merak po më mbetet të di se cilat ishin vendimet e kryeministrit me ekipin e dytë (22×5)! Nuk e di pse nuk jam ftuar edhe unë? Veç nëse kryeministri më konsideron si pjesë të ekipit të parë!”, ka shkruar Koci.
Zëvendësministri Koci e kishte kundërshtuar vendimin e kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave për një pjesë të kabinetit qeveritar.