Pse Lazim Destani nuk e ndërton stadiumin e Tetovës, shikoni në çfarë gjendje është?
Ekipi i Shkëndijës u shpall edhe njëherë kampion futbolli në Maqedoninë e Veriut, sukses që i gëzon shqiptarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo Shkëndija edhe pse kampion, ende nuk ka stadium të rikonstruuar.
Në nëntor të vitit të kaluar kryetarja e Komunsë së Tetovës, Teuta Arifi në emisionin Click Plus në TV21 ka deklaruar se Komuna e Tetovës ka shpallur thirrjen për partneritet publiko privat për rikonstruimin e staduimit dhe për ndërtimin e akademisë së futbollit, përcjell TS.
“Në procedurën publike si ofertues më i mire është zgjedhur kompania LD Sport që është një nën kompani e holdingut Ecolog. Si rrjedhojë në ndërkohë komuna ka arritur të ndryshojë edhe planin detal urbanistik për nevojat e rikonstruimit, që kompania me kohë t’i kryejë obligimet”, ka deklaruar Arifi.
Në pyetjen se nëse fajet i ka Ecologu për mos rikonstruimin e stadiumit, kryetarja Arifi është përgjigjur që komuna ka kryer procedurën të cilën ka pasur për obligim duke mos ia hedhur fajin kompanisë Ecolog për mos realizimin e këtoj projekti.
Ndërkaq, nga Ecolog ende heshtin në lidhje me këtë çështje. Siç mëson TetovaSot, Komuna e Tetovës ka siguruar të gjithë dokumentacionin e plotë por nga Ecolog ende nuk është ndërrmarrur asnjë hap konkret, por edhe nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me ngecjen dhe arsyen se pse nuk ndërtohet.
Rikonstruimi i staduimit të Tetovës është çështje për të cilën flasin edhe qytetarët përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë nisur të kritikojnë kompaninë Ecolog dhe Lazim Destanin për mos realizimin e këtij projekti gjigant për tetovarët.
Ndryshe dy stadiumet të cilët i mori me koncesion kompania EKOLOG e Lazim Destanit, nga komuna e Tetovës ku do të investohej kapin shifrën e 8 milionë eurove, por siç duket do të ngelet vetëm i vizatuar në letër.
Nga ana tjetër, sot kur Shkëndija u shpall për herë të katërt kampion, gjendja e stadiumit është katastrofale, më keq se sa ishte./TetovaSot/
Ja si është sot gjendja