Pse Limaj vendosi të qëndrojë në Hagë edhe një natë pas lirimit, kjo është arsyeja
Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj ka treguar pse ka vendosur të qëndrojë edhe një natë në burgun e Hagës edhe pse u lirua nga akuzat.
Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ai dhe Isak Musliu kanë vendosur të qëndrojnë edhe një natë me shokun e tyre Hajredin Balaj, pasi atij iu vërtetua një pikë e aktakuzës.
Po unë edhe Isaku jemi kon të lirë prej atij momenti. Po as unë as Isaku s’kemi pranuar dhe kemi shkuar edhe një natë, pra jemi kthyer në burg për të qëndruar me Hjaredinin. Të nesërmen në orën 6 në mëngjes jemi dal në burgu, pra atë ditë s’kemi pranuar të dalim nga salla. Në atë moment kur u mbyll gjykata na uruan gjithë stafi, edhe kryeprokurosisë edhe të gjykatës. Zakonisht kur kryhet prokuroria në fund të thotë asgjë nuk kemi pas personale, por gjithçka profesionale, pse t’i kanë marrë 3 vjet jetë apo 4 vjet.. në fund vjen ta uron”, tha Limaj.
Ai tha se atë natë kanë ngrënë darkë e kanë qëndruar bashkë, ndërsa thotë se ajo situatë ishte shumë e vështirë.
Ne përmes avokatëve kërkuam, sepse Hajredinin na shmangën dhe s’kishim mundësi me u pa me Hajredinin nga ai moment, dhe kërkuam me u kthy edhe një natë në burg. Kemi hangër darkë, në ato rrethana qysh i kemi pasë, ishte e rëndë, e vështirë, e zemërthyer. Në mëngjes jemi përshëndet”, tha Limaj.
Limaj tregoi se në momentin kur janë kthyer në paraburgim, gardianët i kishin duartrokitur duke i uruar për pafajësinë.
“Kur jemi kthy në paraburgim, gardianët janë bërë rresht dhe kanë duartrokitur duke na uruar”.