Pse ndodhi bojkoti?
Shkruan: Ismet Kryeziu
Mund të ketë një milion e njëqind arsye politike e strategjike!? Por arsyen kryesore 50%+1votë e dimë të gjithë.
Pra arsyeja themelore të cilën e dimë të gjithë ose më e përafërta, është standardi 50%+1 e votuesve nga lista përfundimtarëve e votuesve, duhet të votojnë PRO largimit të kryetarit. Ky standard automatikisht e bën të domosdoshëm dhe pjesëmarrjen mbi 50% të votuesve në zgjedhje, për të arritur legjitimitet dhe për tu konsideruar proces i suksesshëm. A është standard demokratik, PO është. A është standard i pa arritshëm, PO është.
Ky standard nuk do të arrihej jo vetëm në komunat e veriut, por me pikëpyetje të madhe mund të arrihet në cilën do Komunë të Kosovës.
Qytetarët e këtyre komunave, duke e parë se ishin futur me një proces që mund të dilnin humbës dhe të legjitimonin kryetaret e komunave që erdhën me nga 100 vota kryetar, vendosen të shmangin këtë legjitimitet të kryetarëve aktual përmes pjesëmarrjes së tyre në votim.
Edhe e bojkotuan procesin e votimit. Lista përfundimtare e votuesve në Kosovë jo vetëm ajo ne veri, për nga saktësia është shumë e diskutueshme dhe jo reale, përfshi sfidat dhe numrin e votuesve jo rezident në Kosovë, me të drejtë vote.
Kush do të vinte në Kosovë nga një shtet tjetër për të votuar, për një kryetar komune ose për të shkarkuar një kryetar komune. E shumta ndonjë qytetar i rrallë ose askush!?
Rëndësia e pjesëmarrjes në votim është thelbësore për demokracinë, por nuk duhet të harrojmë asnjëherë se dhe bojkoti është veprim politik dhe demokratik. Bojkoti i procesit të votimit zakonisht ndodhë si protestë politike, si instrument rezistence, si refuzimi i legjitimitetit të institucioneve dhe politikave të cilat mund të cenojnë të drejtat e një komuniteti dhe s’janë mjaftueshëm përfaqësuese për interesat e tyre.
Prandaj, qytetarët serb dje vendosën të refuzojnë dhe të bojkotojnë procesin e votimit, vendosen që të protestojnë politikisht kundër pjesëmarrjes në një proces që do të legjitimonte kryetarët aktual.
Institucionet dhe qeveria e Kosovës, janë përgjegjëse që të ndërmarrim veprime politike e institucionale të minimizojnë arsyet e protestës politike të komunitetit serb dhe të ofrojnë si alternativë të vetme, integrimin edhe përfaqësimin e tyre në institucione. Nuk mund të pretendosh se po i shërben një ambienti integrues e demokratik, duke injoruar protestën politike dhe duke e promovuar si të arritur demokratike, qeverisjen e një komuniteti shumicë me kryetar të një komuniteti pakicë e të zgjedhur me nga 100 vota.