Pse në fillimet e tij, Xherdan Shaqiri kishte të qepur flamurin zviceran dhe atë të Kosovës në atletet e tij?

18 shkurt 2025 | 11:13

Flamuri i Zvicrës dhe ai i Kosovës ishte qepur në atletet e Xherdan Shaqirit kur startoi për herë të parë për Zvicrën.

Faqja e mirënjohur “World Soccer Talk” para pak ditësh ka ndarë një foto ku tregohet shkurtimit një histori e futbollistit shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqirit.

Historia e Xherdan Shaqirit është, me të vërtetë një nivel tjetër, shkruan “WST”.

Kur luajti për Zvicrën në Kupën e Botës 2018, flamuri zviceran ishte qepur në thembrën e çizmes së majtë. Megjithatë, e drejta e tij ishte që të mbante edhe flamurin e Kosovës – gjë që tregon një histori rrënqethëse për edukatën e tij.

“Nuk i kam të dy flamujt për shkak të politikës ose diçka të tillë. Por sepse flamujt tregojnë historinë e jetës sime”, tregoi ai atëherë. Shaqiri ishte vetëm katër vjeçar kur familja e tij u arratis nga shtëpia e tyre në Gjilan gjatë luftës së Kosovës. Ata u vendosën në fshatin zviceran Augst, afër Baselit, mbi 1.000 milje larg. Familja ime nuk ka pasur shumë”, tha Shaqiri. “Shtëpia e xhaxhait tim u dogj dhe shtëpia jonë mbeti në këmbë por gjithçka ishte vjedhur ose thyer dhe muret ishin spërkatur. Jam shumë i lumtur që gjetëm në Zvicër një vend të sigurt ku mund të jetonim jetën në paqe”, është shprehur ai. / Albinfo.ch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…