Pse në Kosovë kemi 13 mijë e 300 biznese më pak brenda një viti?

03 tetor 2024 | 23:15

Analisti Shenoll Muharremi ka shkruar për numrin e bizneseve gjatë këtij viti.

Ai duke iu referuar të dhënave, tha se janë 13 mijë biznese më pak.

Kjo sipas tij tregon se inflacioni i ka goditur bizneset.

Ai tutje tha se klima e bizneseve është vështirësuar dhe arsyeja për këtë, Muharremi thotë se duhet me bë kërkime më shumë për ta kuptuar.

Postimi i plotë:

Isha duke i shiqu trendet dhe numrin e bizneseve nga të dhënat zyrtare dhe po del që kemi një rënie të thellë të numrit të bizneseve në Kosovë vitet e fundit. Sidomos gjatë vitit 2023, si asnjëherë më parë, kishte gati 20% rënie në numrin e bizneseve. Indikatori negativ gjatë pandemisë kuptohet, nuk po e konsiderojmë, por viti 2023 duket dramatik! Kjo e tregon se sa shumë inflacioni mund të i ketë goditur bizneset. Edhe në përditshmëri, cdo ditë shef biznese që ankohen, sidomos me likuiditet dhe norma të larta të interesit. Klima e biznesit vitet e fundit është vështirësuar, por ky numrë megjithatë është i lartë dhe abnormal. Dicka nuk shkon këtu. A është fjala për ndonjë gabim teknik apo ne kemi gjithë këto biznese që kanë falimentuar apo nuk kanë qenë në gjendje me bë biznes. Në fakt, ky trend është në harmoni me situatën dhe klimën biznesore, përfshi edhe emigrimin masiv ekonomik vitet e fundit. Mesiguri duhet më shumë kërkime dhe diskutime me kuptu më mirë këtë trend dhe fenomen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e pabesueshme thuhet se ka treguar Kupolën e…